CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

2 viktima dhe 183 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 raste të vdekjes me COVID-19.

Nga 2.787 testime, 183 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë sëmundje.

Sipas njoftimit të MSh-së, sot janë shëruar 713 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 217.507.

Ndërkaq, në total numri i rasteve aktive është 4.541.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 579 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës.

Deri më sot 813.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kurse, deri më sot janë dhënë 95.935 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.