COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

13 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19 nga 1.045  testime në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje.

Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224,216, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 189 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,824,478 doza të vaksinës

Të dhënat tregojnë se deri më sot 821,410  qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 484.