CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

11 të vdekur e 1682 të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve

Në Kosovë mbetet ende shqetësues numri i lartë i rasteve të vdekjeve me COVID-19 dhe rasteve pozitive.

Brenda 24 orëve në nivel vendi janë shënuar 11 vdekje me coronavirus ndërsa nga 10 mijë e 710 mostra të dyshimta të marrura në terren 1 mijë e 682 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ministria  e Shëndetësisë gjithashtu ka bërë të ditur se 263 qytetarë janë shëruar nga infeksioni kështu duke arritur numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107 mijë e 288.

Aktualisht në Kosovë janë 19 mijë e 695 raste aktive me SARS-CoV-2.

Numri total I rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 127 mijë e 627 qytetarë, përderisa 2 mijë e 315 kanë vdekur.