10 raste të reja me coronavirus në Kosovë dhe 31 të shëruar

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur se në Kosovë janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19 dhe 31 pacientë janë shëruar.

“Sapo i morëm rezultatet për ditën e sotme. 31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve. Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. E sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse”, ka shkruar Viia në Facebook.

Ai ka thënë se të bashkuar dhe të kordinuar e me përkushtim do ia dalim.

“Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet. Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani”, thuhet në publikimin e tij.