Festivali i Filmit në Venedik 2023. Foto: Facebook/QKK.

Sukseset e kineastëve kosovarë në edicionin e 80-të të filmit në Venedik

Pavarësisht se Kosova nuk pati ndonjë film artistik që garoi për çmimet kryesore, sukseset e kinastëve kosovarë nuk munguan në edicionin e 80-të të Festivalit të Filmit në Venedik.

Filmat e prodhuar në bashkëpunim me vendet huaja e aktorë kosovarë arritën të marrin çmime në kategorinë Orizonti (Orizzonti) të këtij festivali.

Qendra Kinematografike ka bërë të ditur se filmi “A Short Trip”, produksion francez dhe me kastë të aktorëve nga Shqipëria dhe Kosova, dhe “Housekeeping for beginners” bashkëfinancim kosovar janë shpërblyer me çmime në edicionin e sivjetëm të filmit në Venedik të Italisë.

Ndërkaq, filmi “Bota jonë” i regjisores, Luana produksion kosovaro – francez garoi në kategorinë  “Orizzonti Extra”, në kuadër të këtij festivali.

 Sipas QKK-së, filmi “A Short Trip” me regji të Erenik Beqiri, ku luajnë Luana Bajrami dhe Tristan Halilaj, Arben Bajraktaraj, fitoi çmimin e filmit më të mirë të shkurtë “Best Orizzonti Short”. Me këtë çmim, Beqiri me filmin e tij gjithashtu fituan nominimin e festivalit për garën e filmit të shkurtë në European Film Awards 2023 (EFA).

“Ndërkaq, filmi “Housekeeping for Beginners” nga Goran Stolevski me bashkëproducente nga Kosova, Blerta Bashollin, u shfaq premierë më 6 shtator në Venecia -Orizzonti, i cili fitoi çmimin ‘Queer Lion’, po ashtu në Festivalin e Filmit në Venedik”- thuhet në njoftimin e QKK-së.

Në Festivalin e Filmit në Venedik, Kosova për herë të parë u prezantua në 2013 me filmin “Ballkoni” nga regjisorja Lendita Zeqiraj. Ndërsa në vitin 2021 filmi “Vera Anderron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit fitoi çmimet “Inclusion Edipo Re” dhe çmimin për “Autoret gra nën 40 vjet”.