Teatri Kombetar

Teatri Kombetar. FOTO- Denis Sllovinja

Sërish anulohet konkursi për drejtor të përgjithshëm të Teatri Kombëtar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka anuluar konkursin për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Njoftimi është publikuar në ueb-faqen e MKRS, por nuk janë dhënë arsyet e anulimit.

Konkursi për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshme të TKK-së është hapur në muajin tetor të këtij viti.

Ky është konkursi i dytë për zgjedhjen e drejtorit të TKK-së që anulohet, gjatë këtij viti.

Në muajin mars, Këshilli Drejtues i kaluar TKK-së, kishte zgjedhur Naser Shatrollin në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të TKK-së, sipas konkursit të shpallur më 26.11.2020.

Por, në muajin maj, zgjedhja e Shatrollit në krye të TKK-së u anulua pas një vendimi të Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Nëpunësit e Shërbimit Publik, për parregullsi gjatë procesit të konkursit.

Që nga janari i 2020, TKK udhëhiqet me zëvendësues të drejtorit të përgjithshëm.