Ceremonia e hapjes së ‘PriFest 2022’. Foto: KALLXO.com.

‘PriFest 2023’, regjisori Berisha: Premiera botërore e shumë risi në edicion e 15-të

Edicioni i 15 i Festivalit ndërkombëtar të filmit, “Prishtina International Film Festival”- “PriFest”, do të mbahet prej 12 deri më 17 shtator 2023 në Prishtinë.

“PriFest 2023” do të hapet me filmin “Toka brenda meje” nga Fisnik Maxville, bashkëprodhim i Kosovës dhe Zvicrës.

Organizatorët e këtij festivali premtojë një edicion të veçantë me prezantim të premierave filmike e pjesëmarrje të personalitetev të njohura kinematografike vendase e të huaj.

Regjisori Fatos Berisha, drejtor i “PriFestit”, në një bisedë për KALLXO.com ka thënë se sikur çdo vit, që nga edicioni i parë para 15 vjet, ky festival sjell filmat artistik më të ri të rajoni, të metrazhit të gjatë, dhe bota, të metrazhit të mesëm dhe të shkurte. Ai thotë se të gjithë filmat që do të prezantohen do janë filma që shfaqen paremierë në Kosovë, e disa nga ta do të kenë premierë botërore, ndërkombëtare e rajonale.

Sivjet në fokus të “PriFestit” është shteti i Izraelit.

“Sikur vjet që kishim në fokus Ukrainën, sivjet do ta kemi shtetin e Israelit. Do të kemi prezencë të kineastëve, producentëve dhe filmave nga Izraeli. Po ashtu edhe një panel të përbashkët të të dy shteteve ku do te shpaloset marrëveshja bilaterale e sapo nënshkruar për bashkëprodhime filmike mes dy shteteve”- ka thënë Berisha.

Krahas prezantimit të premierave filmike nga rajoni dhe bota, “PriFest” sjellë edhe emra të njehur të kinemasë botërore.

“Do të ketë mysafirë të shumtë, si Mark Forsterer, producent britaniko-amerikan i njohur për filmin ‘Monty Python and the Holy grail’. Pastaj Mark Foligno, producent i filmit ‘King’s Speech’, film me disa çmime ‘Oscar’. Mandej producenti izraelit Kobi Mizrahi i nominuar për ‘Oscar’, si dhe shumë emra të njohur nga rajoni”, thotë ai.

Fatos Berisha – Regjisor

Drejtori Berisha ka thënë se këtë edicion të “PriFestit” do të ketë një prezantim të dukshëm të filmave shqiptarë.

Ai ka thënë se “PriFest do te hapet me filmin ‘Toka brenda meje’ nga Fisnik Maxville, bashkëprodhim i Kosovës dhe Zvicrës. Pastaj, sipas tij,  gara Ballkanike mbyllet po ashtu me një film në gjuhën shqipe, nga regjisori Gent Koçi.

Edhe tek kategoritë tjera, thotë Berisha ka filma në gjuhën shqipe, te filmat e shkurtër dhe metrazhit të mesëm. Sikurse që do të ketë filma në gjuhe tjera e ku Kosova është shtet bashkëprodhues.

Përveç programit garues të filave, Berisha thotë se gjatë këtij edicion të “Prifestit” janë paraparë dhe aktivitete tjera. “Si gjithmonë, do të ketë aktivitete përcjellëse që kontribuojnë në zhvillimin e industrisë filmike. ‘PriForum – Prishtina Film Forum’ është platforma rajonale filmike e ‘PriFestit’ që edhe vit do të mban punimet gjate 3 ditëve brenda festivalit, e ku do të ketë garë të projekteve (Best Pitch), trajnime, punëtori e master klasa nga profesionist të industrisë filmike nga Evropa. Poashtu edhe projekte nga Izraeli, si shtet në fokus sivjet”- ka thënë regjisori Berisha.

Edhe këtë vit do të ndahen çmimet për më të mirët: çmimet tradicionale: Çmimi ‘Vjosa Berisha’ për filmin me te mire Ballkanik; për regjinë, për aktoren/aktorin. Pastaj çmimet filmi më i mirë i metrazhit të mesëm dhe atij të shkurtër.

Te gjitha filmat do te shfaqjen ne Kino Armata, Gjithashtu do të ketë edhe after-party me muzike nga DJ dhe bende të ndryshme.