Ushtarët e Kosovës pjesë e garës 'Cambrian Patrol 23' në Mbretërinë e Bashkuar - FOTO

Regjimentit i Parë i Këmbësorisë së Forcës e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në garën vjetore “Cambrian Patrol 23” në Mbretërinë e Bashkuar.

Ambasada e Kosovës në Londër njoftoi se ambasadori Ilir Kapit priti sot pjesëtarët e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të Forcës e Sigurisë së Kosovës, të cilët morën pjesë në garën vjetore “Cambrian Patrol 23” në Mbretërinë të Bashkuar.

“Kjo ngjarje sfiduese u zhvillua në mes të maleve të Walesit, e cila kishte përfshirjen e 84 ekipeve të Ushtrisë Britanike dhe 42 njësive ushtarake ndërkombëtare të angazhuara në aktivitete të ndryshme patrullimi dhe taktika ushtarake”- thuhet në njoftim.

Ambasadori Kapiti ka përgëzuar dhe ka shprehur  mirënjohje për ushtarët e pranishëm që, siç thuhet në njoftim, sollën krenari të madhe për kombin tonë me performancën e tyre të jashtëzakonshme si pjesë e ekipit përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, në këtë garë, ushtarët e FSK-së fituan medalje bronzi.