Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dyshohen për garë me vetura, gjobiten nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka gjobitur me nga 150 euro dy shoferë në Vushtrri.

Ata dyshohen se ishin duke bërë gara me vetura në rrugën “Mitrovicë-Vushtrri”, duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

Vozitësve i u është hequr dhe nga një pikë negative, njofton Policia e Kosovës.