Filmi me produksion kosovaro-zviceran ‘The Land Within’ nga nesër shfaqet në 'Cineplexx'

Filmi “The Land Within” (Toka brenda meje ) i regjisorit Fisnik Maxville (Maxhuni) nga nesër do të shfaqet në kinemanë Cineplexx në Prishtinë.

“Ikonë -Studio”, produksioni i këtij filmi, përmes një komunikate ka bërë të ditur se  filmi “The Land Within” do të fillojë rrugëtimin e tij në kinematë e Kosovës, duke filluar nga data 21 shator në “Cineplexx”, Prishtinë dhe nga data 22 shtator në “Cineplexx” Prizren.

Film rrëfen historinë e Remoni, i cili pas shumë vitesh në Gjermani kthehet në Kosovë dhe i duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij, pasoja e luftës e shumë të papritura të tjera.

Filmi ‘The Land Within” është shfaqur në disa festivale ndërkombëtare, ndërsa në edicionin e 15-të të “Prishtina International Film Festival” – PriFest, mori çmimin ‘Vjosa Berisha” – Hyjnesha e Kuqe për filmin më të mirë ballkanik dhe për regjinë më të mirë.

Në rolet kryesore luajnë: Florist Bajgora (Remo), Luana Bajrami (Una), Luan Jaha, Arta Muqaj, Irena Cahani, Kumrije Hoxha, Melihate Qena, Çun Lajçi.

Ky film është prodhuar nga produksioni “Ikonë-Studio” në bashkëpunim me produksionin zviceran “Alva Film Production”

“The land within me” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, FOC Federal Offcie for Culture, Cinéforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage, FOCAL, në bashkëprodhim me RTS Radio Télévision Suisse.