Shfaqja 'Pornography' jepet të dielën premierë në Gjakovë

Teatri i Qytetit të Gjakovës, “Hadi Shehu” do të shfaqë të dielën premierës e shfaqjes “Pornography”, shkruar nga Simon Stephens dhe regji të Fatos Berishës.

Shfaqja jepet në ora 19:00.

“Simon Stephens ofron një portret të mrekullueshëm kaleidoskopik të një Londre që kaloi brenda disa ditësh nga euforia e Live 8 dhe njoftimi i Lojërave Olimpike deri në dëmet e shkaktuara shpërthimet e 7 korrikut”, thuhet në njoftim e teatrit të Gjakovës.

Në shfaqje luajnë: Myrvete Kurtishi, Muradije Muriqi, Edi Kastrati, Edmond Hafizademi, Vlera Pylla, Bujar Ahmeti, Yllka Lota, Vlora Dervishi, Besfort Berberi.

“Pornography” hap sezonin e shfaqjeve në Teatrin ‘Hadi Shehu” për 2022.