Festivali Poetik i Prishtinës nis më 6 shkurt

Nesër më 6 shkurt nis edicioni i dytë i Festivalit Poetik të Prishtinës.

Për tri ditë me radhë organizatorët e festivalit premtojë një program të ngjeshur artistik, ku do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate tematike, diskutime, dokumentar, video-poezi, video-ese homazhe, requiem dhe orë poetike me autorë të zgjedhur.

Gjatë ditëve të këtij festivali do të mbahen edhe netë-homazhe për krijuesit tashmë të ndjerë për Adem Gashin e Bekim Lumin.

Festivali do të zgjas deri më 8 shkurt 2024 dhe mbahet në “Termokis” në Prishtinë.