array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Ardian Gjini. Foto: Komuna e Gjakovës

Transparenca e pjesshme e Gjinit për publikimin e vendimeve

Deklarata

Ardian Gjini: “Vendimet e Kryetarit do të publikohen menjëherë, vendimet e drejtorive menjëherë”.

 

 

Ardian Gjini

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Krypometri vlerëson se Ardian Gjini pjesërisht e ka përmbushur premtimin e tij për publikim të vendimeve të kryetarit dhe drejtorive. Vendimet e kryetarit janë publikuar, mirëpo jo edhe vendimet e drejtorëve të drejtorive komunale.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka përmbushur premtimin parazgjedhor për transparencë në vendimet që i merr.

Ai në debatin para zgjedhjeve komunale të udhëhequr nga Jeta Xharra kishte premtuar se do të bëjë publikimin e vendimeve të Kryetarit të Komunës posa të zgjedhet Kryetar.

“Vendimet e Kryetarit do të publikohen menjëherë”, kishte thënë Gjini. Në webfaqen e komunës gjenden të renditura vendimet e Kryetarit të Komunës

Por, Komuna e Gjakovës nuk po i publikon vendimet e drejtorive, siç ka premtuar kryetari Gjini.

Ai në debatin para zgjedhjeve komunale të udhëhequr nga Jeta Xharra kishte premtuar se do të bëjë publikimin e vendimeve të drejtorive komunale.

“Vendimet e drejtorive [publikohen] menjëherë” , kishte thënë Gjini. Komuna e Gjakovës nuk ka bërë publikimin e vendimeve të drejtorive komunale.