array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Titulli i rremë për tërmetin në Meksikë

Deklarata

ZOTI NA RUAJTE: TERMETI NE MEKSIKE. SHIKOJENI FUQINE E ALLAHUT.. [VIDEO]

Faqe në Internet

Vlerësimi

Rrenë

Titulli i “ZOTI NA RUAJTE: TERMETI NE MEKSIKE. SHIKOJENI FUQINE E ALLAHUT.. [VIDEO]” është i rremë. Në Meksikë nuk ka ndodhë asnjë termet së fundmi, siç thuhet në artikull. Në përmbajtje të artikullit nuk tregohet saktë se kur ka ndodhur tërmeti, vetëm tregohet për tërmetin si fenomen natyror. Ndërkaq videoja e cila i është bashkëngjitur artikullit është publikuar para pesë viteve. Një tërmet i fuqishëm kishte goditur Meksikën në vitin 2017 dhe kishte lënë të vdekur më shumë se 200 persona, raporton BBC.

Artikulli

Më 11 nëntor 2022, faqja e internetit “jnews3.com” kishte publikuar një përmbajtje me titull “ZOTI NA RUAJTE: TERMETI NE MEKSIKE. SHIKOJENI FUQINE E ALLAHUT.. [VIDEO]”.

Përmbajtja e njëjtë është shprëndarë, më 21 nëntor 2022, në disa faqe në facebook si Lajme nga Bota, Lajme Globale, Online24Orë, Zëri Shpresës, Lajme dhe Shqiperia Daily.

Titulli i këtij lajmi është i rremë, sepse nuk ka ndodhë asnjë termet në Meksikë së fundmi. Në përmbajtje të artikullit nuk tregohet saktë se kur ka ndodhur tërmeti vetëm flitet për tërmetin si fenomen natyror.

Ndërkaq videoja e cila i është bashkëngjitur artikullit është publikuar para pesë viteve.

Një tërmet i fuqishëm kishte goditur Meksikën në vitin 2017 dhe kishte lënë të vdekur më shumë se 200 persona, raporton BBC.

Lëvizjet tektonike me magnitudë prej 7.1 kishin shkaktuar dëme të mëdha.

Epiqendra e tërmetit kishte qenë afër Atencingo në shtetin Puebla, rreth 120 km nga Mexico City, me një thellësi prej 51 km, kishte njoftuar Shërbimi Gjeologjik i SHBA.