array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Titulli i rremë për të dënuarit për pjesëmarrje në trazirat në Zveçan

Deklarata

Shqip: Arrestohen për gjoja pjesëmarrje në trazirat në Zveçan

Serbisht: Uhapšeni zbog navodnog učešća u nemirima u Zvečanu

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Shqip: Postimi në Facebook “Arrestohen për gjoja pjesëmarrje në trazirat në Zveçan” nuk është i saktë. Të dy personat e përmendur janë dënuar për pjesëmarrje në protesta të dhunëshme, në të cilat si pasojë janë lënduar 25 ushtarë të KFOR-it. Gjykata i ka dënuar këta persona me nga 6 muaj burg, dënim që është kthyer në gjobë, pasi të njëjtit kanë pranuar fajësinë dhe kishin arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë Speciale. Pra, personat e përmendur, të nacionalitetit serb, ishin dënuar pasi që e kanë pranuar fajin dhe nuk qëndron pretendimi në postim se ata janë dënuar për “gjoja pjesëmarrje në trazirat në Zveçan”.

Serbisht: Post na Fejsbuku „Uhapšeni zbog navodnog učešća u nemirima u Zvečanu“ nije tačan. Obe pomenute osobe osuđene su zbog učešća u nasilnim protestima, u kojima je povređeno 25 vojnika KFOR-a. Sud je ove ljude osudio na 6 meseci zatvora, kaznu koja je pretvorena u novčanu, jer su priznali krivicu i postigli sporazum o priznavanju krivice sa Specijalnim Tužilaštvom. Dakle, pomenute osobe, srpske nacionalnosti, su kažnjene nakon što su priznale krivicu, a tvrdnja da su kažnjena zbog „navodnog učešća u neredima u Zvečanu” ne stoji.

Artikulli

Më 27.02.2024, faqja e internetit “Redportal.rs” (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Serbët dënohen me 6 muaj burg në Kosovë e Metohi”. I njëjti artikull është publikuar në Facebook me përshkrimin “Arrestohen për gjoja pjesëmarrje në trazirat në Zveçan” (arkiva) .

Në artikull është raportuar për vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për të dënuar dy serbë me nga gjashtë muaj burg për pjesëmarrje në turmë e cila kryen vepra penale ose huliganizëm. 

Në artikull flet avokati i tyre i cili tregon se dënimet me burg janë zëvendësuar me dënim me gjobë. Po ashtu, në artikull citohet avokati Asdren Hoxha i cili thot “ne ramë dakord që të lidhim marrëveshje për pranimin e fajësisë për atë vepër”.

Përkundër që avokati thotë se të dyshuarit kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë Speciale për pranim të fajësisë, faqja “Redportal.rs”, thotë se “Petroviq e Obrenoviq jane dënuar për gjoja se kanë qenë pjesëmarrës në trazira”

Ngjarja për të cilën ka raportuar se janë dënuar Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq i referohen protestave të 29.05.2023 në Komunën e Zveçanit.

Gjatë këtyre protestave u ushtrua dhunë ndaj forcave të KFOR-it, pati edhe ngujim në një lokal të gazetarëve që po raportonin për zhvillimet atje, ndërsa ditëve në vijim pati sulme edhe ndaj Policisë së Kosovës

Në protestën e datës 29.05.2023, dhjetëra ushtarakë të KFOR-it ishin lënduar, tre prej tyre me armë zjarri. 

Krypometër ka arritur të sigurojë aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj të pandehurit Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, të cilët janë dënuar për “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, vepër penale e dënueshme me Kodin Penal të Kosovës. 

Dosja e Prokurorisë Speciale tregon edhe veprimet që kishin kryer tashmë të dënuarit Obrenoviq dhe Petroviq. 

“Të pandehurit Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq me datë 29.05.2023 (arkiva), në intervalin kohor duke filluar nga ora 6:00 e deri në orët e mbrëmjes në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, në koordinim me shumë të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia kanë marrë pjesë aktive në grupin, përkatësisht turmë, me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze, përmes përdorimit të dhunës kanë tentuar që të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues në komunat veriore”- thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale që ka siguruar si dokument Krypometri. 

Aty përmendet edhe se Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq së bashku me persona të tjerë të dyshuar kanë ushtruar dhunë të pakontrolluar, me mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe me armë zjarri nga të cilat janë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej tyre me predha të armëve. 

Gjykata Themelore e Prishtinës për Krypometër ka dërguar njoftimin të cilin e kanë publikuar me datë 27.02.2024, në Facebook për vendimin ndaj Petroviq dhe Obrenoviq. 

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur aktgjykim kundër të akuzuarve R.P dhe D.O. për shkak të veprës penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”- thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore. 

Radosh Petroviq është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës- Departamenti Special me dënim në kohëzgjatje prej 6 muajsh i cili është kthyer me dënim në gjobë prej një shume prej 6 mijë eurove. Në këtë dënim të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit, secila ditë qëndrimi do t’i llogaritet në shumë prej 20 euro, ndërsa Dushan Obrenoviq është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me burgim prej 6 muajsh, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. 

Përveç “Redportal.rs.” i njëjti shkrim është shpërndarë edhe në faqe të ndryshme në rrjetin social Facebook. 

Faqet në Facebook ‘Generacija RED’ (arkiva), ‘Nikad ne reci nikad!!!’ (arkiva), ‘Ma nemoj?!’ (arkiva), ‘Je be mi se za tudja misljenja’ (arkiva),  si dhe ‘Ljubav nije samo “Volim te’ (arkiva)  kanë publikuar të njëjtin përshkrim sikurse të ‘Redportal.rs’. 

Ngjarjet në veri të vendit ishin tensionuar pasi tre kryetarët shqipëtar të zgjedhur në komunat Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq ishin filluar për të punuar nga hapësirat e objektit komunal pas zgjedhjeve të cilat ishin mbajtur parakohe, pasi që kryetarët serbë kishin dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre. 

Më 26.05.2023 kryetarët kishin shkuar me përcjellje të Policisë së Kosovës në objektet komunale, ndërsa më 29.05.2024 pati protesta të cilat eskaluan dhe shënuan edhe incidente, lëndime e plagosje. 

Misioni paqeruajtës në Kosovë KFOR-i kishte marrë nën mbikëqyrje dhe kishte rrethuar objektet e tri komunave në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, pas informacioneve se protestat mund të eskalonin, ashtu edhe si edhe ndodhi pas pak kohe. 

****************************************************

Lažni naslov za osuđene za učešće u neredima u Zvečanu

Dana 27.02.2024, internet stranica “Redportal.rs” (arhiva) objavila je članak pod naslovom “Srbi osuđeni na 6 meseci zatvora na Kosovu i Metohiji“. Isti članak je objavljen na Facebooku sa opisom “Uhapšeni zbog navodnog učestvovanja u nemirima u Zvečanu” (arhiva).

U članku se izveštava o odluci Osnovnog Suda u Prištini da osudi dvojicu Srba na po šest meseci zatvora zbog učešća u masi koja je izvršila krivična dela ili huliganizam.

U članku se citira i njihov advokat koji kaže da su zatvorske kazne zamenjene novčanim kaznama. Takođe, u članku se citira advokat Asdren Hoxha koji je rekao “dogovorili smo se da potpišemo sporazum o priznanju krivice za to delo”.

Iako advokat kaže da su osumnjičeni postigli sporazum sa Specijalnim Tužilaštvom o priznanju krivice, stranica “Redportal.rs” navodi da su “Petrović i Obrenović osuđeni zbog navodnog učestvovanja u neredima”.

Događaj o kojem je izveštavano da su osuđeni Radoš Petrović i Dušan Obrenović odnosi se na proteste od 29.05.2023. u Opštini Zvečan.

Tokom ovih protesta primenjeno je nasilje nad snagama KFOR-a, bilo je i zatočenih  novinara koji su izveštavali o onome šta se događa, dok su u narednim danima desili i napadi i na Policiju Kosova.

Na protestu 29.05.2023., desetine vojnika KFOR-a su povređene, tri od njih vatrenim oružjem.

Krypometer je uspeo da obezbedi optužnicu podignutu od Specijalnog Tužilaštva protiv optuženih Radoša Petrovića i Dušana Obrenovića, koji su osuđeni za “učešće u masi koja izvršava krivično delo i huliganizam”, krivično delo kažnjivo po Krivičnom Zakonu Kosova.

Dosije Specijalnog Tužilaštva takođe pokazuje postupke koje su već osuđeni Obrenović i Petrović izvršili.

“Optuženi Radoš Petrović i Dušan Obrenović dana 29.05.2023. (arhiva), u vremenskom intervalu od 6:00 časova ujutru do večernjih sati u perimetru u kojem se nalazi objekat Opštine Zvečan, u koordinaciji sa mnogim drugim optuženima srpske nacionalnosti iz Kosova i iz Srbije, aktivno su učestvovali u grupi, odnosno masi, sa ciljem izvršenja ozbiljnih krivičnih dela, kroz upotrebu nasilja pokušali su da spreče uspostavljanje ustavnog poretka u severnim opštinama”- navodi se u optužnici Specijalnog Tužilaštva koju je Krypometer obezbedio kao dokument.

Navedeno je i da su Radoš Petrović i Dušan Obrenović zajedno sa drugim osumnjičenima izvršili nekontrolisano nasilje, koristeći teške predmete, improvizovane eksplozivne naprave kao i vatreno oružje od kojih su povređena najmanje 30 pripadnika KFOR-a, troje od njih mecima.

Osnovni Sud u Prištini za Krypometer je poslao obaveštenje koje su objavili 27.02.2024. na Facebooku o odluci protiv Petrovića i Obrenovića.

“Osnovni Sud u Prištini, Specijalno odeljenje, izrekao je presudu protiv optuženih R.P. i D.O. zbog krivičnog dela učešće u masi koja izvršava krivično delo i huliganizam”- navodi se u obaveštenju Osnovnog Suda.

Radoš Petrović je proglašen krivim od strane Osnovnog Suda u Prištini- Specijalnog Odeljenje sa kaznom u trajanju od 6 meseci zatvora koja je zamenjena novčanom kaznom od 6 hiljada evra. U ovoj kazni biće uračunato i vreme provedeno u pritvoru, svaki dan boravka biće računat po 20 evra, dok je Dušan Obrenović proglašen krivim i osuđen na zatvorsku kaznu od 6 meseci, u koju je uračunato i vreme provedeno u pritvoru.

Pored “Redportal.rs”, isti tekst je podeljen i na različitim stranicama na društvenoj mreži Facebook.

Facebook stranice ‘Generacija RED‘ (arhiva), ‘Nikad ne reci nikad!!!‘ (arhiva), ‘Ma nemoj?!‘ (arhiva), ‘Je be mi se za tuđa mišljenja‘ (arhiva), kao i ‘Ljubav nije samo “Volim te”‘ (arhiva) objavile su isti opis kao i “Redportal.rs”.

Događaji na severu zemlje su eskalirali nakon što su tri albanska predsednika izabrana u opštinama Zvečan, Zubin Potok i Leposavić počeli da rade iz prostorija opštinskog objekta nakon prevremenih izbora, pošto su srpski predsednici podneli ostavke na svoje pozicije.

26.05.2023. predsednici su otišli sa pratnjom Policije Kosova u opštinske objekte, dok je 29.05.2024. došlo do protesta koji su eskalirali u incidente, povrede i ranjavanja.

Mirovna misija na Kosovu, KFOR, preuzela je nadzor i opkolila objekte tri opštine u Zvečanu, Leposaviću i Zubinom Potoku, nakon informacija da bi protesti mogli eskalirati, što se i dogodilo ubrzo nakon toga.