Tensionet në veri - Lëndohet një polic

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor është lënduar në veri të Kosovës gjatë protestave të protestuesve serb në komunat Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Protestuesit gjithashtu kanë hedhur me mjete të forta tre vetura të Policisë së Kosovës, dy pre të cilave janë dëmtuar.

“Fillimisht protesta ishte e qetë, por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat. Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policorë ka pësuar lëndime”- thuhet në njoftim.

Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë protestës disa gazetarë janë penguar e sulmuar, si dhe automjetet e tyre janë vandalizuar nga grupe kriminale.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se sot janë raportuar katër sulme ndaj mediave në veri.

 

Zhvillimet në veri – Dita e tretë e protestave