array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Titulli i rremë për numrin e vrasjeve në Shqipëri

Deklarata

Shqipëria ka arritë në një pikë ku nuk kalon një ditë pa vrasje dhe viktima

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Konstatimi i bërë se “Shqipëria ka arritë në një pikë ku nuk kalon një ditë pa vrasje dhe viktima” është i rremë. Drejtori i Policisë së Tiranës ka thënë se informacioni është i rremë. Ministri e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, ka thënë se në vitin 2023 janë regjistruar vetëm 35 vrasje, numri më i ultë i vrasjeve në 30 vitet e fundit.

Artikulli

Më 22.09.2023 faqja në rrjetin social ‘Threads’, ‘lajme24.net’ (arkiva) ka shpërndarë një lajm me përshkrimin: Shqipëria ka arrit në një pikë ku nuk kalon një ditë pa vrasje dhe viktima!. Ky konstatim është bërë duke e shpërndarë lajmin për vrasjen e një 33 vjecari në Shkodër.

Krypometër ka dërguar pyetje te Policia e Shtetit të Shqipërisë për ta verifikuar këtë pretendim se në Shqipëri nuk kalon ditë pa vrasje.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha se konstatimi i bërë në këtë postim është i rremë. “Ky lajm nuk është fare i vërtet”- thuhet në përgjigjen e Vocajt për Krypometër.

Në janar vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Shqipërisë, Taulant Balla, kishte dhënë detaje lidhur me statistikat për numrin e vrasjeve që ndodhën në vitin 2023 në Shqipëri.

Gjatë një konference për medie, Balla ka njoftuar se gjatë vitit 2023 janë regjistruar 35 vrasje.

“Rënie drastike të vrasjeve, 35 vrasje deri më 31 dhjetor 2023, krahasuar me 107 në vitin 2013 dhe 124 në vitin 2012. 1/3 janë krim në familje, si ngjarja e sotme në Tiranë. 35 është një numër që Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë në 30 vite. I kam kërkuar drejtorisë vendore të Policisë, një dorë të hekurt kundër dhunës me bazë gjinore dhe një mbështetje për të gjitha viktimat e dhunës”- ka thënë Balla.

Edhe gazetari Artan Hoxha, i cili merret me kronikën e zezë në Shqipëri, ka thënë se viti 2023 ka pasur numër të ulët të vrasjeve.

“Ky është viti më i mirë (2023) që ka patur Shqipëria, që nga viti 1991 me se e mbaj mend unë për numrin e të vrarëve. Është viti me numrin më  të vogël, nuk ka patur kurrë Shqipëria 34 vrasje, vjet kishim 43, sivjet 34, ka shumë faktorë që kanë ndikuar”- tha Hoxha në televizionin ‘Euronews Albania’.