array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i mangët për vdekjen e një qytetari

Deklarata

Qytetari vdes në ambientet e një banke

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Qytetari vdes në ambientet e një banke” nuk përmban informacione të plota. Vendosja e titullit për vdekje të një qytetari pa e treguar vendin prej nga vjen qytetari ka krijuar hapësirë që qytetarët të mendojnë se rasti ka ndodhur në Kosovë. Kjo gazetë online që është e Kosovës, nuk ka treguar në titull se lajmi i publikuar ka ndodhur në Shqipëri.

Artikulli

Më 4 maj 2023 faqja e internetitKosova Sot Online” ka publikuar një artikull me titull: “Qytetari vdes në ambientet e një banke”.

Në titull të artikullit nuk përmendet fare qyteti se ku ka ndodhur kjo ngjarje, dhe kësisoj i bën lexuesit të mendojnë se vdekja e këtij qytetari mund të ketë ndodhur në Kosovë pasi kjo gazetë është e regjistruar në Kosovë.

Vetëm brenda tekstit në artikull është treguar se kjo ngjarje ka ndodhur në Shqipëri, në Pogradec.

“Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë në ambientet e një banke. Viktima është identifikuar si Jonel Dushku, ndërsa mësohet se ka pësuar infarkt ndërsa ndodhej brenda bankës dhe ka ndërruar jetë”- është i tërë teksti në artikull.

Edhe pse ky rast i vdekjes ka ndodhur në Shqipëri, në të cilën si valutë është Leku, ata kanë vendosur në foton ilustruese monedhën Euro, e cila është valutë zyrtare në Kosovë.