array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Teoria konspirative rreth sundimit të botës përmes ngjarjeve sportive 

Deklarata

Elitat përdorin ngjarje sportive për të sunduar masat, sporti është përdorur gjithmonë si një mjet për të pompuar emocione të fabrikuara në mendjen e skllevërve, sepse vetë skllevërit s’kanë asnjë shans të përjetojnë fitore ose emocione kaq të larta brenda jetës së tyre personale

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Elitat përdorin ngjarje sportive për të sunduar masat, sporti është përdorur gjithmonë si një mjet për të pompuar emocione të fabrikuara në mendjen e skllevërve, sepse vetë skllevërit s’kanë asnjë shans të përjetojnë fitore ose emocione kaq të larta brenda jetës së tyre personale” nuk është i bazuar në fakte. Përfundimi i nxjerrë nga ky postim, se elitat i kontrollojnë masat përmes sportit, nuk është bazuar në fakte. Enciklopedia Britannica thotë se nuk ka të dhëna të sakta se kur kanë filluar njerëzit të merren me sport, por ata supozojnë se lojërat datojnë që nga kohrat e lashta. Profesori i Shkencës Politike, Dorajet Imeri thotë se sporti nuk i sundon masat.  

Artikulli

Më 22.08.2023 faqja në Threads ‘net_isveizi’ (arkiva) ka publikuar një postim përmes të cilit pretendohet se sporti është përdorur si mjet për të pompuar emocione dhe se elitat e përdorin për të sunduar masat.

Në shkrim thuhet “Elitat përdorin ngjarje sportive për të sunduar masat, sporti është përdorur gjithmonë si një mjet për të pompuar emocione të fabrikuara në mendjen e skllevërve, sepse vetë skllevërit s’kanë asnjë shans të përjetojnë fitore ose emocione kaq të larta brenda jetës së tyre personale. Sporti e bën mendjen skllave të besojë se ata vetë po fitojnë, sepse mendja s’mund të bëjë dallimin midis emocionit të një ngacmimi të jashtëm ose atij që është i brendshëm, duke e bërë atë opiumin e përsosur për masat”.

Krypometër, fillimisht e ka shfletur enciklopedinë Britannica, në të cilën thuhet se nuk mund të dihet saktë se kur ka filluar sporti.

Sipas kësaj enciklopedie, të dhënat arkeologjike tregojnë se lojrat me top janë që nga kohërat e lashta, mes popujve të ndryshëm nga kinezët deri tek aztekët.

“Meqenëse është e pamundur të imagjinohet një kohë kur fëmijët nuk bënin gara apo mundje spontanisht, është e qartë se fëmijët gjithmonë kanë përfshirë sportet në lojën e tyre, por mund të spekulohet vetëm për shfaqjen e sporteve për të rriturit”- thuhet në këtë enciklopedi.

Profesori i Shkencës Politike, Dorajet Imeri thotë se sporti nuk i sundon masat, sipas tij sporti bënë pjesë në kuadrin e ndikimit e që përdoret nga politika si përgatitje fizike e si nevojë e forcës për luftë e shoqëruar me disiplinën dhe kujtesën.

Ai shton se ndonëse mbeten si raste të izoluara kanë qenë dy apo tri raste ngjarjet sportive kanë ndikuar në ndaljen e luftrave.

Tutje ai thotë se në fillimin e sportit kanë qenë kryesisht aktivitete të thjeshta, që në rastin më të mirë kanë pasur ndikim te vendimmarrësit, pasi vetëm sportistët kulmorë gradoheshin ose liroheshin nga të qenurit rob.

Sot, sipas tij, sportet kanë nivelet e ndryshime, por ajo që është e ditur mbetet fakti se, fillesat sigurisht gjenden në lojërat nëpër rrugicat e lagjeve, për çka shumë shtete kanë ideuar edhe mirëmbajnë federata të këtyre sporteve.

Imeri thotë se klubet e sporteve, sidomos futbolli e deri diku edhe basketbolli, kanë krijuar edhe njerëz, profilet e të cilave janë të njohur pa aq, ndoshta edhe më shumë, se figurat e presidentëve. Sipas tij “askush nuk e njeh presidentin e Xhamajkës sipas tij, por të gjithë e dinë se nga atje vjen Jusein Bolt”.

Shkolla Londineze për Ekonomi dhe Shkencë Politke ka publikuar një shkrim në të cilin ka folur për përdorimin e sportit për konspiracione.

Në shkrim u fol se si protesta “take the knew”/”bjer në gju” e cila filloi nga lëvizja “Black lives matter”/”Jetët e zeza vlejnë” u përdor nga konspiracionistët e të djathtës ekstreme për ta paraqitur si simbol për të promovuar anësinë kundër të bardhëve.

Sipas artikullit, kjo teori u diskreditua nga shkollarët, mediat dhe ekspertët.

Këto lloj konsipracionesh sipas LSE-së përdoren për të përhapur frikë, ndarje e paragjykim.