array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Shpërndarja e panikut për të shitur një ilaç 

Deklarata

Miliarda të tëra për diabetin. Hetimi «Njeriu dhe Ligji» zbuloi një komplot në shkallë të gjerë të mjekëve dhe farmacistëve kundër popullatës së Kosovës

Faqe në Internet

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull: “Miliarda të tëra për diabetin. Hetimi «Njeriu dhe Ligji» zbuloi një komplot në shkallë të gjerë të mjekëve dhe farmacistëve kundër popullatës së Kosovës” është i rremë. Në artikull është shpërndarë panikë pa asnjë referim në të dhëna shkencore për gjoja komplotin e mjekëve kundër popullatës së Kosovës. Artikulli është shkruar në atë mënyrë që të promovohet shitja e një produkti të quajtur “Dia Tea”, e që në artikull pa fakte pretendohet që mund të shërojë këtë sëmundje. Në artikull nuk ka asnjë fakt për një gjë të tillë. Në artikull i janë referuar një personit me emër Fatmir Gashi, kinse endokrinolog i specializuar në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT). KALLXO.com ka kontaktuar me Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës QSUT ka treguar që ky person nuk ekziston në listën e tyre të të punësuarëve dhe se nuk ka Institut të Endokrinologjisë por Shërbim të Endokrinologjisë.

Artikulli

Shkruar nga Diellza Berisha 

Faqja e internetit “Gazeta Mjekësore”, ka publikuar një artikull me titullin “Miliarda të tëra për diabetin. Hetimi «Njeriu dhe Ligji» zbuloi një komplot në shkallë të gjerë të mjekëve dhe farmacistëve kundër popullatës së Kosovës”.

Në artikull është shpërndarë panikë pa asnjë referim në të dhëna shkencore për gjoja komplotin e mjekëve kundër popullatës së Kosovës.

Në artikull nuk ka asnjë fakt për një gjë të tillë. 

Artikulli është shkruar në atë mënyrë që të promovohet shitja e një produkti të quajtur “Dia Tea”, e që në artikull pa fakte pretendohet që mund të shërojë sëmundjen e diabetit. Në artikull i janë referuar një personit me emër Fatmir Gashi, kinse endokrinolog i specializuar në Qendra Spitalore Universitare e Tiranës (QSUT).

KALLXO.com ka kontaktuar me Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës QSUT ka treguar që ky anëtar nuk ekziston në listën e tyre dhe se nuk ka Institut të Endokrinologjisë por Shërbim të Endokrinologjisë.

Në artikull është përdorë një fotografi gjoja e mjekut, mirëpo në fakt në atë fotografi nuk është ndonjë mjek shqiptar por është akademiku rus, Andrey Ivanovich Vorobyov.

Në artikull supozohet që mjeku fiktiv të ketë thënë që Instituti i Kërkimeve të Endokrinologjisë në QSUT Tiranë ka krijuar medikamentin për trajtimin e diabetit që arrin të kurojë brenda 14-20 ditësh, duke pohuar që 21,000 njerëz janë regjistruar për të fituar ilaçin “Dia Tea”.

Po ashtu në artikull është përdorur një person fiktiv 64 vjeçar pa emër në cilësinë e pacientit i deklaruar si i  shëruar nga diabeti përmes këtij ilaçi.

Fotografia e pacientit fiktiv është e rreme, pasi është një personazh fotografia e të cilit qarkullon në internet nëpër shumë faqe dhe që nuk ka të bëjë fare me shërim të diabetit.