array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se prijësit e UÇK-së ishin mercenarë 

Deklarata

Mercenart e UÇK ës me Azilantin e Beogradit Enver Hoxhaj

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Mbishkrimi “Mercenart e UÇK ës me Azilantin e Beogradit Enver Hoxhaj” është i rremë. Krerët e UÇK-së nuk kanë qenë mercenarë por themeltarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe Enver Hoxhaj ka thënë se nuk është azilant i Beogradit si është thënë në këtë postim.

Artikulli

Më 25 qershor 2023 faqja e Facebook-ut “Shqiptaret jane Ilire” ka publikuar një fotografi të një lajmi me titull: Diplomati Amerikan!: Falë Këtyre Burrave Si Thaçi, Haradinaj E Veseli Kufiri I Çakorrit U Dha Falas!.

Fotografia e publikuar ka edhe një mbishkrim: Mercenart e UÇK ës me Azilantin e Beogradit Enver Hoxhaj.

Në fotografinë e publikuar shihet një pjesë e maleve dhe një liqen prapa ndërsa janë të vendosura edhe fotografitë e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ish-ministrit të Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Postimi nuk përmban asnjë fakt që dëshmon se personat që shihen në fotografi kanë qenë mercenarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, në këtë postim nuk është dhënë ndonjë fakt që e mbështet konstatimin se “Enver Hoxhaj është azilant në Serbi”.

Pasi e kemi kontaktuar me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj për të cilin thuhet se është azilant në Serbi, ai ka thënë se një pretendim i tillë është i rremë.

“Një lajm i tillë është lajm i rremë, nuk është i vërtetë, nuk qëndron dhe nuk ka asnjë fakt, por është një shpifje e radhës”– ka thënë Hoxhaj në një deklarim të shkurtë.

Xhavit Jashari nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thënë se një pretendimi se krerët e përmendur në këtë postim kanë qenë mercenarëë është i rremë.

“Apsolutisht nuk është e vërtetë, këta janë themelues dhe udhëheqës të UÇK-së, këta kanë qenë në gjendje me dhënë edhe jetën dhe nuk kanë qenë mercenarë. Dihet veprimtaria edhe e më hershme. Kjo është një dezinformatë”– ka thënë Jashari.