array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Kurti i ka kërkuar Kusari-Lilës të kontaktojë me këngtaren serbe 

Deklarata

“Mimoze, qe e kryn me Slavkon thirre edhe Cecen me knu” dhe “Qellimi i Mimozes ka qen vetem per me thirr Cecen me kendu kur ka fituar Lulzim Hetemi

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimet “Mimoze, qe e kryn me Slavkon thirre edhe Cecen me knu” dhe “Qellimi i Mimozes ka qen vetem per me thirr Cecen me kendu kur ka fituar Lulzim Hetemi” janë të rreme. Deputetja Mimoza Kusari-Lila e ka mohuar të ketë marrë një kërkesë të tillë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Fotografia që është përdorë në këtë postim është realizuar në kohën kur kryeministri Kurti ka kontaktuar me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi.

Artikulli

Më 10 korrik 2023, faqja e Facebook “Kosova News” e ka shpërndarë një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përshkrimin “Mimoze, qe e kryn me Slavkon thirre edhe Cecen me knu”.

I njëjti postim është bërë edhe në faqen Drenica Herioke dhe nga një person privat.

Kurse, faqja Vetëvendosie offishËll të njëjtën fotografi e ka shpërndarë me mbishkrimin “Qellimi i Mimozes ka qen vetem per me thirr Cecen me kendu kur ka fituar Lulzim Hetemi”.

Këto mbishkrime janë ndërlidhur me audio-inçizimet e publikuara nga mediat në të cilat dëgjohet Mimoza Kusari Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duke biseduar me deputetin Sllavko Simiq nga Lista Serbe. 

Krypometri përmes platformës “TinEye” ka gjetur se fotografia që është përdorur si ilustrim është realizuar gjatë kohës kur kryeministri Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi

Përveç kësaj, Krypometri ka kontaktuar me deputeten Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se asnjëherë nuk ka marrë një kërkesë të tillë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Është lajm i rremë”- ka thënë Kusari-Lila.