array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Kryeministri Kurti ka blerë shtëpi milionëshe 

Deklarata

Përhajr na qoftë / Ja shtëpia mi.lionshe e re e kryeministrit Albin Kurti

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull “Përhajr na qoftë / Ja shtëpia mi.lionshe e re e kryeministrit Albin Kurti” është i rremë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në deklarimin e pasurisë nuk ka deklaruar se ka në pronësi shtëpi me vlerë milionëshe. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se kryeministri nuk e poston një shtëpi me vlerë milionëshe.

Artikulli

Më 21 korrik 2023, faqja në Facebook “Albagraph7” e ka shpërndarë një artikull me titull “Përhajr na qoftë / Ja shtëpia mi.lionshe e re e kryeministrit Albin Kurti”.

I njëjti artikull është duke u ripublikuar që nga viti 2021. Faqja e internetit “kuzhinashqiptare.net” e ka publikuar më 14 shtator 2021, ndërsa faqja “pcnmedia2.com” e ka publikuar më 27 nëntor 2022 e faqja “viraln32.com” e ka publikuar më 19 qershor 2023.

Këto faqe të internetit e kanë shpërndarë këtë artikull në disa faqe në facebook. Faqja Albagraph7 e ka shpërndarë artikullin katër herë, përkatësisht 21 korrik 2023, 4 tetor 2022, 5 tetor 2021 dhe 27 nëntor 2022. Është shpërndarë edhe në faqet: “Në Kohë”, Lajmi press, Albapress, Revista7, Lajme Online, Shkurteshqip.net, Pika Press, Lajme Globale.

Në bazë të Ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik, Kryeministri i Kosovës është i obliguar që në bazë vjetore të bëjë deklarimin e pasurisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka bërë deklarimin e pasurisë që nga koha kur ishte zgjedhur deputet për herë të parë në vitin 2010. Krypometri i ka analizuar deklarimet e pasurisë gjatë kohës kur Kurti e ka bërë deklarimin e pasurisë si kryeministër.

deklarimin e pasurisë në vitin 2020, kryeministri Albin Kurti nuk e kishte deklaruar asnjë shtëpi me vlerë milionëshe. Ai kishte thënë se në Kosovë jeton me qira në një banesë. Ndërsa, një apartament në vlerë prej 400 mijë eurove e ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes, e të cilin e ka blerë në vitin 2018.

Edhe në deklarimin e fundit të pasurisë të bërë në fillim të viti 2023, Kurti nuk ka deklaruar se është pronar i ndonjë shtëpie me vlerë milionëshe. Ai ka deklaruar se jeton në një shtëpi me qira, për të cilën paguan qera 250 euro në muaj.

Krypometri ka kërkuar përgjigje nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për të parë nëse Kurti ka blerë ndonjë shtëpi së fundmi. 

“Ky informacion është tërësisht i pavërtetë”- ka thënë Manxhuka.

Edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka blerë asnjë shtëpi. 

“Nuk është e vërtetë” – ka thënë Kyreziu.

Krypometri përmes platformës për kërkim të fotografive “TinEye” ka gjetur se shtëpia që është përdorë si ilustrim në këtë artikull qarkullon në internet që nga viti 2012. Ajo është publikuar 942 herë dhe për herë të fundit në faqen “Alibaba”.