array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se janë liruar tre policët që u kidnapuan dje në veri

Deklarata

Ekskluzive: Lirohen tre policët e Kosovës që janë kidnapuar dje në veri

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Informacioni me titull “Ekskluzive: Lirohen tre policët e Kosovës që janë kidnapuar dje në veri” është i rremë. Ky informacion është demantuar nga vet faqja “Nacionale’, e cila e kishte publikuar e para, mirëpo i njëjti lajm vazhdon të jetë i qasshëm nëpër faqe tjera të internetit dhe në Facebook. Policët e Kosovës po vazhdojnë të mbahen në Serbi. Policia e Kosovës ka thënë se tre policët janë kidnapuar brenda territorit të Kosovës. 

Artikulli

Më 15 maj 2023, në portalin “Nacionale.com” është publikuar një informacion me titullin “Ekskluzive: Lirohen tre policët e Kosovës që janë kidnapuar dje në veri” (arkiva). 

Por, disa minuta më vonë artikulli është ndryshuar duke marrë titullin “Ekskluzive: Lirohen dy qytetarët e Kosovës e arrestuar pardje në Serbi”.

Pas këtij publikimi, drejtori i këtij mediumi, Berat Buzhala në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” e ka publikuar një sqarim duke kërkuar falje pasi informacioni që kishin shpërndarë nuk ishte i saktë. Në fakt, sipas Buzhalës, ishin liruar dy qytetarët e arrestuar në Merdarë e jo policët. 

Informacioni për lirim të policëve i publikuar fillimisht në Nacionale është ripublikuar nga disa media të tjera.

Por ky informacion i pavërtetë është shpërndarë edhe në disa faqe tjera të Facebookut: Gazeta Raporti, Fokusi.Info, Al-Press, dhe e njëjta e publikuar edhe faqen e internetit Fokusi.info. Të njëjtat vazhdojnë të mbajnë të publikuar informacionin edhepse është konfirmuar se është i rremë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në territorin e Kosovës janë kidnapuar tre zyrtarë të Policisë së Kosovës nga policia e Serbisë.

Policia e Kosovës e cilësoi këtë si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

KFOR-i dhe NATO ende nuk kanë dalë me ndonjë informacion për lokacionin se ku kanë qenë policët e Kosovës në momentin kur janë përballur me policët e Serbisë.

Gjithashtu, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, njoftoi të mërkurën, përmes një shkrimi në Facebook, për arrestimin e tre personave nga kjo komunë në shtetin e Serbisë.

“Sipas informatave që kemi pranuar, atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga autoritetet serbe, kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet, përveçse po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit”- shkroi Bulliqi në Facebook.

Situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është tensionuar qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave atje kanë hyrë në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.