array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rrena se doktorët po e fshehin një recetë

Deklarata

Doktorët e mbajnë të fsheht këtë recete. Por kjo është metoda e thjeshtë që Iargon çdo dhimbje në trup..!?

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Doktorët e mbajnë të fsheht këtë recete. Por kjo është metoda e thjeshtë që Iargon çdo dhimbje në trup..!?” është i rremë. Në artikull nuk ofrohet asnjë dëshmi që doktorët e kanë mbajtur të fshehur një recetë të caktuar. Përveç kësaj, nuk është cituar asnjë mjek apo punim shkencor për të mbështetur konstatimin e bërë në titull se një recetë e tillë i largon të gjitha dhimbjet nga trupi.

Artikulli

Më 9 prill 2023 faqja në Facebook “Zëri i Shpresës” ka publikuar një artikull me titull “Doktorët e mbajnë të fsheht këtë recete. Por kjo është metoda e thjeshtë që Iargon çdo dhimbje në trup..!?”.

I njëjti artikull është publikuar edhe në disa faqe të tjera në Facebook, si: “Lajme nga Bota”, “Lajme Globale”, “Shqiperia Daily”, dhe “Lajme”.

Përmbajtja i referohet një recete e cila pretendon se largon “çdo dhimbje në trup”, por për një konstatim të tillë nuk është cituar asnjë mjek apo punim shkencor.

Në artikull nuk është treguar se kush është autor i kësaj recete. Edhe pse është konstatuar në titull, në artikull nuk ofrohet asnjë dëshmi se këtë recetë e kanë mbajtur të fshehur doktorët.