array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Rrena për shkatërrim të qelizave të kancerit nga një substancë bimore

Deklarata

90% e qelizave të kancerit të mushkërive shkatërrohen nga kjo substancë bimore

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Përfundimet e dhëna në artikullin me “90% e qelizave të kancerit të mushkërive shkatërrohen nga kjo substancë bimore” nuk janë të sakta. Artikulli citon një studim të PubMed, i cili sipas shkrimit thotë se substanca apigenin e gjendur në disa fruta e perime mund të shkatërrojë 86% të qelizave të kancerit të mushkërive. Onkologu Ilir Kurtishi thotë se ky në fakt është vetëm një mjekim shtesë alternativ, por nuk është mjekim i aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ai shtoi se janë bërë disa hulumtime por, nuk ka asgjë konkrete lidhur me këtë.

Artikulli

Më 22 shkurt 2022 faqja “InforeCulture” ka shpërdarë në “Facebook” një artikull me titull: 90% e qelizave të kancerit të mushkërive shkatërrohen nga kjo substancë bimore”.

I njëjti artikull ishte publikuar në faqen “Inforculture.info” më 12 gusht 2022.

Ky artikull flet për kancerin e mushkërive dhe shkaqet prej të cilave mund të krijohet. Titulli potencon se një substancë bimore shkatërron 90% të qelizave të kancerit.

Ndërkaq, në shkrim thuhet se kjo substancë e quajtur apigenin që gjendet në fruta dhe perime të ndryshme ka një efekt kundër kancerogjen.

Duke citur një studim të ri të publikuar në PubMed thuhet se apigenina të cilën artikulli e quan edhe mrekulli, që gjendet me bollëk në majdanoz, selino, kamomil, portokall, qepë, por edhe në shumë fruta e perime mund të shkatërrojë 86% të qelizave të kancerit të mushkërive.

Onkologu Ilir Kurtishi, i cili punon në Qendrën Klinike dhe Univeristare të Kosovës thotë se ky është vetëm një mjekim shtesë alternativ, por nuk është mjekim i aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ai shtoi se janë bërë disa hulumtime por, nuk ka asgjë konkrete lidhur me këtë.

Konstatime të tilla ndikojnë keq te lexuesi, sidomos te ata që kanë këtë sëmundje, duke i bërë të besojnë se një substancë e tillë mund t’ua shërojë thuajse komplet këtë sëmundje, përderisa ajo mund të ketë vetëm efekt të vogël dhe përdorët nga mjekët profesionistë.