array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena e Isa Mustafës për ‘takimin e fundit’ me Vetëvendosjen

Deklarata

Takimi i ardhshëm mund të bëhet vetëm për të arritur deri tek marrëveshja në mënyrë që ne t’ia bëjmë të qartë edhe subjekteve edhe qytetarëve se ne u morëm vesh apo su morëm vesh e jo që të ulemi vetëm se për të konstatuar se nuk arritëm asgjë. Prandaj edhe këtë e kemi insistuar që ne çdo gjë të trajtojmë paraprakisht në mënyrë që takimi jonë i ardhshëm të jetë takim i përfundimit të marrëveshjes ose takim i konstatimit se s’mund të bëjmë marrëveshje

Isa Mustafa

Vlerësimi

Rrenë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë se me Vetëvendosjen mund të takohen vetëm edhe njëherë: për të nënshkruar marrëveshjen apo për të konstatuar se nuk ka marrëveshje. Mustafa i ka mbajtur edhe tri takime të tjera me kryetarin e LVV, Albin Kurti ndërkohë që nuk ka marrëveshje e as konstatim se të dy partitë nuk do të bashkëqeverisin. Të dy partitë kanë paralajmëruara se mund të ketë takime të tjera, përkundër faktit që pozicionet e tyre ende nuk janë përafruar.

Artikulli

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa më 15 janar, në një konferencë për media, ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) do të takohen vetëm për të nënshkruar marrëveshjen.

“Takimi i ardhshëm mund të bëhet vetëm për të arritur deri tek marrëveshja në mënyrë që ne t’ia bëjmë të qartë edhe subjekteve edhe qytetarëve se ne u morëm vesh apo su morëm vesh e jo që të ulemi vetëm se për të konstatuar se nuk arritëm asgjë. Prandaj edhe këtë e kemi insistuar që ne çdo gjë të trajtojmë paraprakisht në mënyrë që takimi jonë i ardhshëm të jetë takim i përfundimit të marrëveshjes ose takim i konstatimit se s’mund të bëjmë marrëveshje”, ka thënë Mustafa.

Mirëpo pas kësaj deklarate të Mustafës, ai dhe Kurti patën edhe 3 takime të tjera të cilat as nuk prodhuan marrëveshjen e as nuk konstatuan dështimin.

Një takim larg mediave, Kurti dhe Mustafa e kanë mbajtur të premten më 24 janar. Ky takim u konfirmua nga kryetari i LVV-së Albin Kurti, i cili u shpreh optimist se marrëveshja mund të arrihet.

“Nuk jemi takuar në shtëpinë e kryetarin e LDK-së, jemi takuar në ‘RIT Kosova’ në përpjekje që të negociojmë në mënyrë të qetë. Jemi takuar të premten herën e fundit”, theksoi Kurti.

Të hënën u mbajte takimi i radhës Kurti-Mustafa, e as ky takim nuk prodhoi marrëveshje, takimi zgjati mbi tre orë, dhe të dy liderët i ikën mediave duke mos u deklaruar.

Pas këtij takimi, Lëvizja Vetëvendosje e lëshoi një njoftim ku ndër të tjera tha që në takimin e së martës do t’i ftojnë edhe ambasadorët e Quint-it.

Të martën ndodhi edhe takimi i tretë i paralajmëruar, në të cilën morrën pjesë edhe ambasadorët e Quint-it.

Pas përfundimit të takimit të së martës, mediave iu drejtuar kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili tha që as në këtë takim nuk kanë arritur që të nënshkruajnë marrëveshjen, por shtoi se nëse LVV i pranon kushtet e tyre marrëveshja mund të arrihet në çdo moment.

Në anën tjetër deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu ka konfirmuar se nga takimi i djeshëm nuk ka pasur marrëveshje për shkak të insistimit të LDK-së për postin e kryeparlamentarit.

“Është e papranueshme për ne. E kemi njoftuar QUINT-in për qëndrimet tona. Kemi parë të arsyeshme t’i takojmë bashkërisht që t’u japim gjendjen e qartë ku kemi mbërri sot. S’mund të them se takimet kanë përfunduar sepse kemi një javë në dispozicion për të finalizuar marrëveshjen. S’mund të garantojmë se do të bëhet, por do të garantoj për përkushtimin e VV-së që të punojë në këtë drejtim”, ka thënë ajo.