array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rasim Demiri

Rrena e deputetit ‘kauboj’

Deklarata

Po ju drejtohem për t‘ju njoftuar për disa lajme të rreme për të cilat sapo u njoftova, shfrytëzoj mundësinë që t’ju njoftoj se kjo është një dezinformatë e pastër, që nuk kam asnjë lidhje për rastin.

 

Rasim Demiri

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Deklarimi i Demirit se lajmi i publikuar ishte i rremë ishte rrenë. Kjo është konfirmuar me vendim të gjykatës. Një ditë para se të paraqitej në gjykatë, Demiri kishte lidhur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë e Shtetit dhe para Gjykatës ka pranuar në tërësi fajësinë për akuzat për përdorim të armës.

Artikulli

Më 30 mars, KALLXO.com kishte raportuar se Policia e Kosovës kishte ndaluar deputetin Rasim Demiri, pasi dyshohej se në një fushë në fshatin Pouskë e kishte përdorur armë, pushkë gjysmë-automatike. Ish-ministri i qeverisë Haradinaj pas intervistimit ishte liruar në procedurë të rregullt.

Rasim Demiri, që sot është deputet në Kuvendin e Kosovës nga partia VAKAT, në të njëjtën ditë që ishte intervistuar në profilin e tij në Facebook kishte deklaruar se raportimet për ndalimin e tij nga Policia janë të rreme dhe i njëjti nuk kishte lidhje me rastin.

Gjykata e Prizrenit, sipas marrëveshjes për pranim të fajësisë, e dënoi deputetin Rasim Demiri me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 muajsh, e me kërkesë dhe pëlqimin e të akuzuarit Demiri ky dënim iu zëvendësua me dënim me gjobë në shumën prej 900 euro.

Ai ka arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë e Shtetit. Prokuroria e ngarkon deputetin e Kuvendit të Kosovës për përdorim të armës gjysmë-autmatike më 30 mars në fshatin Pouskë.

Demiri para Prokurorit të rastit e kishte pranuar se më 30 mars me nipin e tij kanë shtënë me armë në bjeshkët e fshatit Pouskë.

Në një intervistë për KALLXO.com të publikuar më 20 shtator 2019, Demiri kishte deklaruar se në rast se ndaj tij ngritet aktakuzë ai “gjithsesi” që do të ofronte dorëheqje.

Por, ai nuk është dorëhequr nga pozita e deputetit për një gjë të tillë.