array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ripublikimi i lajmit të vjetër si aktual për sulmin seksual të mësimdhënësit ndaj nxënëses së mitur në Deçan

Deklarata

Mesuesi puth nxenesen e klases se 7 te shkolles “Lidhja e Prizrenit” – PAMJE SHOKUESE (VIDEO)”

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Raportimi se ngjarja kur “mësuesi ‘puth’ nxënësen e klasës së 7 të shkollës (VIDEO)“ ka ndodhur “nje jave me pare dhe tashme eshte publikuar ne rrjetet sociale” është i rremë. Në javën e dytë të muajit tetor 2023 nuk ka ndodhur një rast i tillë. Krypometri përmes Google Lens ka gjetur se fotografia dhe video e përdorur në lajm tregon për një rast që ka ndodhur më 9 qershor 2023. 

Artikulli

Më 12 tetor 2023, ueb faqja online focuslajme.com (arkiva) ka publikuar një përmbajtje me titull “Mesuesi puth nxenesen e klases se 7 te shkolles “Lidhja e Prizrenit” – PAMJE SHOKUESE (VIDEO)”.

Përmbajtja është shpërndarë edhe në një faqe të Facebookut, Lajme nga Bota (arkiva).

Artikulli ka qarkulluar edhe me datë 28 shtator 2023, kur fillimisht është publikuar në ueb faqen lukipres.info (arkiva) dhe më pas është shpërndarë në faqe të Facebook-ut, Luiz Ejlli BBVA (arkiva), Revista Aktive (arkiva), Gazeta_Sot (arkiva), Shqiperia Etnike (arkiva), Revista 49 (arkiva), Lajme.al 1 (arkiva), Luiz Ejlli Fituesi BBV (arkiva), Shqip Today (arkiva), Luiz Ejlli Fitues BBVA 2 (arkiva), Shqip (arkiva, Lajme Reale (arkiva), Shqiperia Etnike (arkiva), Albania1 (arkiva) dhe Muzike shqiptare (arkiva).

Në përmbajtje të artikullit thuhet “Kjo ngjarje ka ndodhur nje jave me pare dhe tashme eshte publikuar ne rrjetet sociale”.

Krypometri i ka analizuar raportet 24 orëshe që i publikon Policia e Kosovës, mirëpo aty nuk është raportuar për rastin në fjalë. As në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës nuk është raportuar një rast i tillë.

Krypometri përmes Google Lens ka gjetur se fotografia dhe video e përdorur në lajm tregon për një rast që ka ndodhur më 9 qershor 2023.

Në njoftimin e Policisë të datës 9 qershor 2023 thuhet: “Deçan 08.06.2023 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj fëmijës-viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”

Njoftimi i Policisë së Kosovës i datës 9 qershor 2023.

Rasti i mësimëdhënësit që dyshohet se sulmoi seksualisht nxënësen e mitur në Deçan, ka ndodhur në qershor të 2023. Mësimdhënësi dyshohet se kishte puthur nxënësen e mitur.

Sipas kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, rasti kishte ndodhur më 9 qershor 2023.

I dyshuari, mësimdhënësi në këtë rast, gjithashtu kishte kanosur personin i cili kishte filmuar momentin e ngacmimit.

Sipas dosjes së siguruar nga KALLXO.com, e dëmtuara kishte deklaruar në stacionin policor se i dyshuari e ka puthur në buzë dy herë, pa pëlqimin e saj.

I dyshuari e ka mohuar sulmin seksual, por që sipas dosjes së prokurorisë, kjo është bërë me qëllim të ikjes nga përgjegjësia penale, ngase video-inçizimi i kësaj ngjarjeje e vërteton të kundërtën.