array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ri-publikimi i lajmit të vjetër si aktual për punëtorët në Zvicërr

Deklarata

Lajm i mirë / Ja sa puntorë do të pranoj Zvicra për vitin 2024 nga vendet tjera

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Në muajin shkurt të vitit 2024, Zvicrra nuk ka marrë vendim të ri për numrin e punëtorëve nga shtetet e treta. Krypometër ka gjetur se lajmi i publikuar më 08.02.2024 është bazuar në një komunikatë të lëshuar nga Këshilli Federal i Zvicrës, më 29.11.2023. Për të punuar në shtetin zviceran, kosovarëve iu duhet të kenë vizë valide për punë.

Artikulli

Më 08.02.2024 faqja në Facebook ‘Lajmi i Fundit’ (arkiva) ka shpërndarë një artikull me titull “Lajm i mirë / Ja sa puntorë do të pranoj Zvicra për vitin 2024 nga vendet tjera”.

I njëjti link është publikuar nga faqe tjera të Facebook-ut si; Shqipëria (arkiva), Atdheu Lajm (arkiva), Rajoni sot (arkiva), Shkupi (arkiva), dhe ShkupiOnline (arkiva).

artikull flitet për një vendim që ka marrë Këshilli Federal i Zvicrrës. 

“Këshilli Federal ka vendosur të lërë të pandryshuara kuotat e vendeve të treta. Këshilli Federal ishte konsultuar me partnerët socialë dhe kantonet përpara se të merrte vendimin të mërkurën”- thuhet në këtë lajm të publikuar në faqen ‘Lajmi i Fundit’ (arkiva), të enjtën më 08.02.2024. 

Krypometër, është qasur në faqen zyrtare të Këshillit Federal për të parë nëse është marrë ndonjë vendim i ri, të merkurën më 07.02.2024. 

Në faqen zyrtare të Këshillit Federal nuk është publikuar asnjë njoftim për kuotën e punësimeve, në datë 6, 7 dhe 8 shkurt 2024

Por, në të njëjtën faqe, Krypometër ka gjetur një komunikatë të Këshillit Federal të Zvicrrës të datës 29.11.2023, në të cilën është dhënë lajmi për kuotat e lejuara për punësime të personave nga vendet e BE-së dhe vendet tjera.

“Migrimi për motive punësimi nga vendet e treta në Zvicërr është i kufizuar. Pranimi bazohet në nevojat e kompanive dhe në interesat e ekonomisë zvicerane në tërësi. Prioritet i jepet fuqisë punëtore shtëpiake dhe punëtorëve nga vendet anëtare të BE/EFTA. Për të siguruar që kompanitë në Zvicërr mund të vazhdojnë të rekrutojnë fuqinë punëtore të kualifikuar që u nevojitet nga vendet jo-BE/EFTA në vitin e ardhshëm, Këshilli Federal ka vendosur të mbajë të njëjtat kuota për vitin 2024 si në vitin e kaluar”- thuhet në komunikatën e lëshuar nga Këshilli Federal.

E njëjta komunikatë ishte publikuar në portalin albinfo.ch më 30.11.2023, në të cilën thuhet se në vitin 2024, Zvicrra do të ofrojë të njëjtin numër lejesh pune për punonjësit jashtë Bashkimit Evropian (BE) dhe Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë (EFTA).

Kosovarëve për të punuar në shtetin zviceran ju duhet posedimi i vizës adekuate për punë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në faqen e Ambasadës së Zvicrrës në Prishtinë, përfaqësitë zvicerane jashtë vendit janë në gjendje të lëshojnë disa kategori vizash, në varësi të kohëzgjatjes së qëndrimit dhe qëllimit të udhëtimit në Zvicërr.

Për vizë pune apo leje pune, punëdhënësi duhet të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore me autoritetet kompetente kantonale në Zvicërr, për të marrë autorizimet e kërkuara. Viza e hyrjes jepet vetëm kur të jenë përfunduar proceset ligjore dhe kur të jenë lejuar autorizimet e kërkuara.

Qytetarëve kosovarë nga data 01.01.2024 iu është lejuar të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh në shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

Vendimi i BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën është nënshkruar më 19.04.2023 nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe ata të Këshillit të BE-së.