array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Gazmend Muhaxheri, LDK, Pejë. Foto: Atdhe Mulla

Pritjet optimiste të Gazmend Muhaxherit për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit

Deklarata

Gazmend Muhaxheri: Janë 19 të gjetura të cilat për vitin 2017, Komuna e Pejës i ka adresuar 47 për qind. Për vitin 2018 jemi në fazën e implementimit ose planit të veprimit për me i eliminu këto rekomandime të Auditorit të Përgjithshëm, dhe besoj se do t’i tejkalojmë deri në 60 për qind.

 

Gazmend Muhaxheri

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Kryetari i Komunës së Pejës, ka thënë se do t’i zbatojnë 60% të rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm. Një pjesë e rekomandimeve kërkojnë më shumë se një vit punë për t’u adresuar. Këtë premtim optimist të Muhaxherit, Krypometri do të monitorojë për të parë nëse këto gjetje që janë deklaruar si të eliminuara nga kryetari i Komunës së Pejës do të evidentohen përsëri në raportin e auditimit për vitin 2018.

Artikulli

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), ka organizuar debat në muajin nëntor rreth zbatimit të rekomandimeve të Auditorit nga Komuna e Pejës.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri gjatë debatit numëroi disa të gjetura të cilat janë adresuar nga kjo komunë.

“Janë 19 të gjetura të cilat për vitin 2017, Komuna e Pejës i ka adresuar 47 për qind. Për vitin 2018 jemi në fazën e implementimit ose planit të veprimit për me i eliminu këto rekomandime të Auditorit të Përgjithshëm, dhe besoj se do t’i tejkalojmë deri në 60 për qind”, ka thënë Muhaxheri.

Sipas Muhaxherit është eliminuar edhe një e gjetur në fushën e prokurimit që është përmendur nga Auditori në raportin e vitit 2017.

“Të gjeturat që janë bërë për kontrata janë eliminuar gjatë fazës së implementimit që kanë qenë zvarritje ose për shkak të procedurave të prokurimit ose disa kanë qenë obligime për trafik”, ka potencuar Muhaxheri.

Një gjetje tjetër që është përmendur gjatë debatit në Pejë ka qenë edhe borxhi ndaj Komunës. Në raport janë evidentuar edhe kiosqet që sipas kryetarit Muhaxheri ato nuk janë funksionale dhe me to nuk mund të bëhet marrëveshje.

Por, i pari i Pejës ka thënë se edhe kjo gjetje e Auditorit do të eliminohet.

“Edhe pse Auditori e ka shkuar si gjetje, ato janë kiosqe jofunksionale dhe me to nuk kemi mundur të bëjmë marrëveshje. Këto rekomandime të Auditorit ne i eliminojmë se për çdo vit i thërrasim pronarët e kiosqeve për me bo marrëveshje”, ka theksuar Muhaxheri.

Gjatë debatit është përmendur që në Komunën e Pejës janë mbi 1,500 prona komunale të uzurpuara. Kryetari Gazmend Muhaxheri ka premtuar që do t’i publikojnë në faqen online të Komunës pronat që janë të uzurpuara.

“Tash për këto prona që kemi, 68, kemi me i publiku edhe kemi me kërku prej tyre që me ardhë e me bo marrëveshje me Komunën nëse duan me hy në procedura të ndërrimit të pronave”, ka deklaruar ai.

Një të gjetur tjetër e cila sipas Muhaxherit është adresuar nga Komuna e Pejës është rivlerësimi i pronave. Sipas ligjit Komuna brenda një viti duhet të bëj rivlerësimin e 1/3 e pronave komunale, kështu që brenda tre viteve të arrijë t’i rivlerësojë të gjitha.

Muhaxheri ka thënë që kjo e gjetur e Auditorit në raportin e vitit 2017 do të eliminohet në raportin për vitin 2018.

“Që e kemi pas 1/3 e pronave me i rivlerësu që me pas mundësi që çdo tre vjet me kry procesin e rivlerësimit. Ne i kemi regjistruar 7 mijë prona deri tani edhe na kanë mbete edhe 3 mijë ose 3,500 prona për me përmbyllë obligimin ligjor. Edhe ne këtë të gjetur në raportin e vitit 2018 e eliminojmë”, ka treguar Muhaxheri në debat.

Auditori kishte gjetur dobësi edhe në dhënie të subvencioneve në Komunën e Pejës, sidomos mungesë të raporteve nga përfituesit për tu siguruar që mjetet shfrytëzohen për qëllimin e dhënë.

Auditori kishte evidentuar këtë problem në dy raste, por sipas kryetarit Muhaxheri kjo gjetje është eliminuar nga ta.

“Për të gjeturën e Auditorit janë kërkuar raportet për të dy subjektet, pra janë bërë raportet dhe si e gjetur kjo është eliminuar (A po zbatohet kjo e gjetur e Auditorit nëpër të gjitha subvencionet, a po ua kërkoni raportet). Po, u është kërkuar të gjithëve për me raportu dhe të gjitha subvencionet janë të bëra me raporte që me pa. Për të gjitha subjektet janë ndarë 296 mijë euro subvencione”, ka thënë Muhaxheri.

Debati rreth zbatimit të rekomandimeve të Auditorit nëpër komuna të Kosovës i organizuar nga BIRN, është projekt i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

KALLXO.com ka transmetuar drejtpërdrejt këtë diskutim të hapur, për ta shikuar kiliko në LINK.