array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i rremë për DokuFest

Deklarata

Përfitimet të cilat i’a ka sjell shoqërisë tonë “Dokufesti”

Media

Vlerësimi

Rrenë

Materiali i publikuar në Facebook me përshkrimin “Përfitimet të cilat i’a ka sjell shoqërisë tonë “Dokufesti”, përmes të cilit bëhet ndërlidhja se dhunimi i një 8 vjeçari  që ka ndodhur në Prizren ka qenë i motivuar nga festivali DokuFest, është e pavërtetë. Prokuroria e Prizrenit ka konfirmuar se ngjarja nuk ka asnjë lidhje me festivalin DokuFest.

 

Artikulli

Me datë 19 Gusht 2023i, faqja “Gjurmëve” në Facebook ka postuar një video të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku që shpjegon procesin për mbarëvajtjen e festivalit të njohur DokuFest.  

Çeku ishte mysafir i ftuar në emisionin Debatplus me datën 14 Gusht të këtij viti.

Në këtë paraqitje Çeku ka folur edhe për festivalin e filmit DokuFest.

Me datë 19 gusht 2023 faqja “Gjurmëve” ka shpërndarë një material nga kjo intervistë të cilit gjatë editimi i është shtuar një kapje e fotografisë nga një lajm i publikuar në gazetën Sinjali.

Postimi ëshë shoqëruar me mbishkrimin “Përfitimet të cilat i’a ka sjell shoqërisë tonë “Dokufesti”.

Krypometri me datë 29/08/2023 ka kontrolluar artikullin e gazetës Sinjali i cili është publikuar me datë 19 gusht 2023. 

Artikulli në përmbajtjen e tij nuk përmend se ngjarja në të cilën dyshohet se një person e ka dhunuar një tetë vjeçar ka pasur lidhje me festivalin DokuFest.

Për të verifikuar edhe më tutje nëse kjo ngjarje që është raportuar në Sinjali ka lidhje me festivalin DokuFest, Krypometri ka kontaktuar Prokurorinë e Prizrenit.

Admir Shala, kryeprokuror i Prizrenit, në një deklaratë për Krypmetër ka thënë se hetimet e prokurorisë nuk kanë ndonjë provë që kjo ngjarje ka lidhje me festivalin.

“Arrestimi i këtyre njerëzve nuk ka të bëjë me Dokufest dhe ne nuk kemi asnjë provë që kjo ngjarje është motivuar nga ky festival”- ka thënë Shala në deklaratën e datë 29/08/2023.

Kosova është përballur me një fushatë të lajmeve të rreme kundër festivalit DokuFest.