array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i rrejshëm se njëri nga të arrestuarit në MINT është dhëndrri i Bedri Hamzës

Deklarata

Burri i vajzës së vëllait të Bedri Hamzës është arrestuar në operacionin në MINT

media

Vlerësimi

Rrenë

Postimi se burri i vajzës së vëllait të Bedri Hamzës është arrestuar në operacionin në MINT është i pavërtetë. Bedri Hamza ka konfirmuar se nuk e ka vajzë apo mbesë gruan e Irfan Lipovicës së arrestuar. Edhe i vëllai Bahriu e ka konfirmuar se vajza e tij nuk është e martuar. 

 

Artikulli

Me 18 gusht 2023 një profil në Facebook me emrin Qendrim Krasniqi, përmes një statusi shkroi se njëri nga tre të arrestuarit për keqpërdorime të rezervave shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Irfan Lipovica është dhëndri i kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamzës.

Ai shkroi se vajza e vëllaut të Bedri Hamzës është e martuar me Irfan Lipovicën i cili u arrestua.

Ky pretendim është shpërndarë edhe nga profile të tjera si Gazeta Ora, Albini për Kryeministër, Xhemë Kiqina, Specbuk.  

“I arrestumi Irfan Lipovica eshte dhenderr i Bedri Hamzes. E kete qvajzen e vellaut te Bedri Hamzes, e martuar me Lipovicen Vlora Qitaku e pat punesuar ne Ministri te Integrimeve Evropiane kur ka qene Ministre Pra Pdk-ja i ka rrenjet gjidokund ku ka dallavere.A po doni me dite per te arrestuarin tjeter qe vjen nga LDK??A i perjashtuan nga LDK e PDK te arrestuarit e sotem a ende jo”- shkruhet në postimin të datës 18/08/2023 në faqen Gazeta Ora.

Krypometetri ka kontrolluar faktet në këto postime. Të dhënat e grumbulluara tregojnë se me datë 18/08/2023 i apostrofuari Bedri Hamza në një postim në Facebook ka ofruar të dhëna se vajza e tij dhe vajza e vëllait të tij nuk janë të martuara me Irfan Lipovicën.

“Për sqarim për opinionin, unë i kam dy vajza dhe nuk janë të martuara dhe kam vetëm një vëlla i cili e ka vetëm një vajzë që as nuk është e martuar e as nuk punon, është studente në vitin e tretë në fakultet”- thuhet në postimin e dats 18/08/2023 të shpërndarë në facebook profilin e Bedri Hamzës.

Krypometri ka realizuar një bisedë telefonike me datë 19/08/2023 me Bedri Hamzën për të kërkuar të dhëna shtesë që argumentojnë postimin e tij në facebook. 

“Unë e kam bo sqarimin tim publik në Facebook, edhe kam thënë që unë kam dy vajza, të dyja janë të pamartuara, unë e kam vetëm një vëlla dhe ai e ka vetëm një vajzë. Ajo as nuk është e martuar e as nuk punon, është studente në vitin e tretë”– ka ripërsëritur Hamza.

Ai është pyetur nëse ka lidhje familjare me Valentina Hamza. 

“Jo, Valentina Hamzën nuk e kam mbesë. Ajo mund të jetë nga Klina e Epërme, e unë jetoj në Mitrovicë. Unë vendlindjen e kam në Klinë, mua më vjen keq që pjesën më të madhe të atyre njerëzve atje nuk i njoh. Unë mund të konfirmoj se me këtë emër, as nuk e kam vajzë të axhës, as vajzë të djemve të axhës. Nuk po di me kallxu, por nuk e di ku lidhem në gjak. Ai ka qenë shumë specifik, ai ka thënë vajza e vëllaut tem”– ka thënë tutje Hamza.

Kryetari i Mitrovicës ka bërë të ditur se tashmë ka autorizuar avokatin që personi Qendrim Krasniqi të paditet për shpifje.

Pretendimin e shpërndarë nëpër rrjetet sociale për Krypometrin e ka demantuar edhe vetë vëllau i Bedri Hamzës, Bahriu.

Ai ka thënë se asgjë në atë postim nuk është e vërtetë, sepse vajza e tij as nuk është as e martuar e as e punësuar.

“Ne jemi vetëm dy vëllezër, e kam vetëm një vajzë, quhet Merita Hamza, është në vitin e tretë të Fakultetit të Mjekësisë. Nuk është e punësuar, nuk është e martuar. Unë e kam pa atë postim propagandues. Normal, është shqetësuese sepse është njollosje e familjes pa arsye, edhe vajza nuk është ndi mirë. Por për këtë rast, le të merren organet e drejtësisë, unë e demantoj sepse nuk është kurgjo e saktë se çka ka shkrujt, edhe nuk qëndron”– ka thënë Bahri Hamza për Krypometrin me datë 19/08/2023.