array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i pambështetur në fakte se një produkt shëron cistitin

Deklarata

Urologu Manolis Kontulis tregoi se si duhet trajtuar cistitin

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull ‘Urologu Manolis Kontulis tregoi se si duhet trajtuar cistitin’ është i rremë. Në artikull është cituar “Urologu Manolis Kontulis”, por i njëjti është prezantuar me fotografi që përdoret për ilustrim të profesionit të mjekut. Produkti që reklamohet në këtë shkrim nuk ka Autorizim Marketingu. I njëjti produkt është shtesë ushqimore dhe nuk mund të shërojë infeksionin, si pretendohet në tekst.

Artikulli

Më 23.04.2024 faqja në Facebook ‘Bryant Yoshie’(arkiva) ka publikuar një fotografi mbi të cilën shkruan: ‘Urologu Manolis Kontulis tregoi se si duhet trajtuar cistitin’.

Kur krikon mbi këtë fotografi në të cilën është edhe i ilustruar ky doktor, të dërgon tek një faqe e internetit e cila ka publikuar artikull të gjatë rreth trajtimit të cistitit, me titutll: Kujdes, cystitis: çfarë duhet të dini për sëmundjen dhe si ta trajtoni atë në mënyrë korrekte.

Ky artikull është publikuar në faqen ‘cashkoval.com’, më datë 27.04.2024.

Në këtë artikull rekomandohet produkti ‘Cistat”, i cili thuhet se shëron cistitin.

Krypometër ka kontrolluar nëse produkti që promovohet përmes këtij shkrimi dhe kësaj faqeje të internetit bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës dhe ka gjetur se produkti ‘Cistat’, nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale.

Krypometër, përmes “Google Fact Check Tools” ka gjetur se fotografia nuk i përket “Urolog Manolis Kontoulis”, por e njëjta është fotografi ilustruese.

Ndërsa, prej kërkimeve në internet nuk rezulton që është ndonjë urolog me emrin “Manolis Kontoulis”

Krypometri ka pyetur edhe specialistin e farmacisë klinike, Astrit Haxhijaha, i cili ka thënë se ky produkt nuk e shëron infeksionin.

“Ky produkt është shtesë ushqimore që mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve urinare, por nuk shëron infeksionin. Duke u bazuar tek përmbajtja mund të parandalojë ndonjë infeksion nëse është në fazën fillestare”- tha Haxhijaha.

Krypometri ka gjetur edhe një shkrim të urologut Ajet Xhafa, i cili shpjegon se ka çka e shkakton sëmundjen e cistitit.

“Masat farmakologjike përfshijnë terapinë me antibiotikë, analgjetiko- antipiretikë dhe kompenzim të lëngjeve të humbura në rastet me temperaturë. Më së shumti përdoren flurokinolonet, nitrofurantoina, fosfomicina, trimetoprim-sulfometaxasol etj” thuhet në këtë artikull.