array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i pabazuar se kamioni i KRM “Çabrati” po transportonte mish

Deklarata

VIDEO E PABESUESHME nga Gjakova! Qytetari: Shikoni si transportohet mishi! Hani suxhuk Kosove hani

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi i videos “VIDEO E PABESUESHME nga Gjakova! Qytetari: Shikoni si transportohet mishi! Hani suxhuk Kosove hani” është i rremë. Videoja e publikuar nuk tregon tranportin e mishit dhe sugjukut në Kosovë, pasi në atë automjet janë trasportuar për të deponi mbetje të kafshëve që janë grumbulluar nga therrtoret dhe marketet. Automjeti që i ka bartur këto mjete është në menaxhim të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati”. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka bërë hetim për këtë video dhe ka konstatuar se me këtë automjet janë transportuar mbetje të kafshëve dhe jo mish i destinuar për ushqim.

Artikulli

Më 28.03.2024 faqja në Facebook me emrin “JOQ Videos” ka publikuar një video (arkiva), me mbishkrimin “VIDEO E PABESUESHME nga Gjakova! Qytetari: Shikoni si transportohet mishi! Hani suxhuk Kosove hani”.

Në video shihet një traktor i ngarkuar më mbetje të kafshëve, si dhe një person më uniformë që rrinte ulur mbi këto mbetje.

I njëjti ka një uniformë të veshur, që pas kërkimit të fotografive përmes Google Lens Krypometër ka gjetur se e njëjta është e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati” në Gjakovë.

Për të verifikuar këtë, Krypometër ka kontaktuar me kryeshefin e KRM “Çabrati”, Behar Ferizi, i cili e ka konfirmuar se traktori është pronë e kompanisë që ai udhëheq.

Sipas tij nuk bëhet fjalë për bartje të mishit apo suxhukut, por janë mbeturina.

“Absolutisht nuk bëhet fjalë për bartje të mishit apo suxhukut. Ato janë mbetje apo kocka të kafshëve, të cilat kompania e ka obligim bartjen e tyre për në Stacionin Transfer. Pretendimet që ky transport është me mish apo gjëra të tjera ushqimore, janë të pa vërteta”– ka thënë kryeshefi Ferizi.

Kryeshefi Ferizi po ashtu ka bërë të ditur se video është e regjistruar në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë, e cila lidhet me rrugën “Dëshmorët e Rugovës”, e cila më pas të dërgon për në Stacionin Transfer të Mbeturinave.

KRM Çabrati është e vetmja kompani publike e licencuar në Komunën e Gjakovës për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave”- ka thwnw Ferizi.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), është përgjegjëse për kontrollin e cilësisë së mishit që shitet në tregun e Kosovës. Krypometër ka kontaktuar me këtë Agjenci, për të parë nëse kanë bërë ndonjë hetim për vërtetësinë e videos që pretedon se në këtë traktor është bartur mish e sugjuk. 

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka thënë se inspektorët veterinarë kanë shkuar në inspektim tek kompania  “Çabrati”.

“AUV në bazë të pamjeve të shfaqura ka vërtetuar se në ngarkesa kishte mbetje të kafshëve të therrura ose mbetje nga mishtoret/marketet. Inspektori veterinar ka shkuar në inspektim të kompanisë për grumbullimin, bartjen dhe asgjësimin e mbeturinave te e cila është kërkuar të mos bëj bartje të mbeturinave shtazore me mjete jo adekuate. Ne do ta mbajmë nën monitorim urdhëresën e dhënë”– ka thënë Thaçi.