array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Postimi i pabazë se Vjosa Osmani do të rrëzohet nga pozita

Deklarata

Së shpejti pritet të shkarkohet Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Shkelje kushtetuese edhe kjo

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi ‘Së shpejti pritet të shkarkohet Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Shkelje kushtetuese edhe kjo’ nuk është i bazuar në fakte. Kjo faqe nuk ka ofruar asnjë dëshmi që e mbështet konstatimin se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të shkarkohet. Edhe pse ka një rast të ankimimit nga disa parti të komuniteteve joshumicë, deri më tash nuk ka asnjë vendim të institucioneve që konstaton se Vjosa Osmani ka bërë shkelje kushtetuese.

Artikulli

Me 29 mars 2023 faqja në Facebook me emrinPrishtina ka publikuar një fotografi të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, me mbishkrimin ‘Së shpejti pritet të shkarkohet Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Shkelje kushtetuese edhe kjo’.

Edhe pse nëpër media është përfolur për mundësinë që Osmani të rrëzohet nga pozita për shkak të pretendimeve të disa partive rome, që kanë kontestuar votat e partisë Iniciativa Rome në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, mbishkrimi i postuar nga kjo faqe nuk përmban asnjë fakt e asnjë burim.

Në postim nuk është ofruar asnjë dëshmi se Vjosa Osmani do të shkarkohet. Nuk janë treguar as arsyet që mund të dërgojnë në shkarkim të Presidentes Vjosa Osmani. 

Vjosa Osmani ka bërë dy vjet që është emëruar në postin e Presidentes së Kosovës. Ajo ka edhe tre vjet deri në përmbyllje të mandatit të saj të parë.