array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i rremë për vdekjen e pronarit të argjendarisë në Prizren

Deklarata

Media online “Sinjali, “Kosovarja” dhe “Front Online” (15.11.2021) – “Sipas burimeve të Sinjalit brenda emergjencës në Spitalin e Prizrenit, babai, O.K, ka ndërruar jetë, pasi nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra”

Vlerësimi

Rrenë

Lajmi është i rremë. Nga Emergjenca e Spitalit të Prizrenit kanë konfirmuar se asnjë nga të plagosurit nuk ka vdekur. Mjeku kujdestar ka thënë se të lënduarit janë duke marrë trajtimin mjekësorë.

Artikulli

Media online “Sinjali” ka shkruar sot se njëri nga personat që u lëndua gjatë një tentim-grabitjeje në Prizren ka ndërruar jetë.

“Sipas burimeve të Sinjalit brenda emergjencës në Spitalin e Prizrenit, babai, O.K, ka ndërruar jetë, pasi nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra”, thuhet në lajmin e publikuar.

Por, pas pak minutash kjo media e ka fshirë këtë artikull.

Megjithatë, disa media të tjera e kanë ripublikuar lajmin e njëjtë të shkruar nga “Sinjali”.

Si “Front Online” ashtu edhe “Kosovarja”, nuk e kanë konfirmuar përmes organeve të sigurisë apo përmes mjekut kujdestar nëse ka vdekur pronari i argjendarisë në Prizren por të njëjtat i kanë besuar informacionit të publikuar nga “Sinjali” dhe e kanë ripublikuar lajmin.

Por, KALLXO.com ka biseduar me mjekun kujdestar të emergjencës në Prizren, Sadri Pulaj, i cili tha se dy nga të lënduarit në tentim-grabitjen që ndodhi më herë në këtë qytet janë gjallë.

“Gjendja e të lënduarve është e mirë dhe stabile. Pacientët janë ende në emergjencë. Njëri nga pacientët ka plagë sipërfaqësore dhe është ekzaminuar, analizat e gjakut konfirmojnë se nuk ka shumë humbje të gjakut. Ai nuk ka ndërruar jetë. Për ata që kanë ardhë jam dëshmitar që s’ka ndodhë një gjë e tillë”, tha Pulaj për KALLXO.com.

Sot në Prizren ka ndodhur një tentim-grabitje në një argjendari. Nga kjo tentim-grabitje janë lënduar dy persona, derisa tre persona kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim nga Policia e Kosovës.