array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Marko GJuriq - Foto: REL/AP

KQZ përgënjeshtron Gjuriqin: Në Kosovë nuk votohet me dokumente të Serbisë

Deklarata

Marko Gjuriq: Komisionerët në vendvotime ku jetojnë shumica e komuniteti Serb, me siguri që do ti njohin të gjitha dokumentet, dhe ne natyrisht secilin diskriminim do të raportojmë në organizatat ndërkombëtarë

Marko Gjuriq

Vlerësimi

Rrenë

Vlerësimi: KQZ për të dytën herë ka bërë me dije se nuk do të lejohet votimi me dokumente që nuk janë të Kosovës. Ky vendim sipas KQZ vlen edhe për qytetarët me dokumente të Serbisë dhe komisionerët serb.

Artikulli

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar ndaj deklaratave të Shefit të Zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq.

Gjuriq në një deklaratë për Televizionin e Serbisë i ka bërë thirrje qytetarëve që pa marrë parasysh se çfarë dokumente  posedojnë që të lajmërohen dhe të paraqiten në vendvotime.

Ai ka paralajmëruar që Komisionerët në vendvotime ku votojnë komuniteti Serb do ti njohin këto dokumente.

“Komisionerët në vendvotime ku jetojnë shumica e komuniteti Serb, me siguri që do t’i njohin të gjitha dokumentet, dhe ne natyrisht secilin diskriminim do të raportojmë në organizatat ndërkombëtarë, dhe mendoj që është e rëndësishme që edhe OSBE të ketë rol aktiv dhe të luajë rolin e tyre në këtë aspekt “ ka thënë GJuriq

Megjithatë, KQZ ka bërë të ditur se asgjë nuk ka ndryshuar nga vendimi i tyre që votimi të lejohet vetëm me dokumente të Kosovës.

“Është shumë i qartë vendimi i KQZ-së: Për të votuar më 6 tetor votuesi duhet ta ketë me vete, për identifikim, ndonjërin nga këto 4 dokumente të Republikës së Kosovës: Letërnjoftim i vlefshëm, Pasaportë e vlefshme, Dokument i vlefshëm i udhëtimit dhe Leje e vozitjes e vlefshme”, tha për KALLXO.com, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Ai ka shtuar se ky vendim vlen për çdo anëtar të këshillit të vendvotimit dhe për çdo Komision Komunal të Zgjedhjeve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

KQZ kishte marrë vendimin për çështjen e dokumenteve të votimit më 9 shtator.

KQZ: Në zgjedhjet e 6 tetorit do të votojnë vetëm ata që kanë dokumente të Kosovës