Spreji | Foto: Atdhe MUlla

KQZ: Në zgjedhjet e 6 tetorit do të votojnë vetëm ata që kanë dokumente të Kosovës

Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin e udhëzimit për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimit lidhur me dokumentet për identifikimin e votuesve në vendvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që mbahen më 6 tetor.

Sipas këtij udhëzimi, dokument i vlefshëm i votimit konsiderohen të gjitha dokumentet e Republikës së Kosovës, siç i parasheh neni 90 i Ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme.

Gjithashtu, ky udhëzim është i obligueshëm për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.