array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Huqja e lokacionit të fshatit 

Deklarata

Ky është fshatĭ ĭ Kosovës që toka punohet vetëm nga gratë (VIDEO)

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Titulli i artikullit “Ky është fshatĭ ĭ Kosovës që toka punohet vetëm nga gratë (VIDEO)” është i rremë. Fshati Mustafaj nuk gjendet në Kosovë. Mustafaj është fshat në rajonin e Kukësit në Shqipëri.

Artikulli

Më 26 qershor 2023 faqja “Dubsmash Shqip” publikoi një artikull me video të titulluar “Ky është fshatĭ ĭ Kosovës që toka punohet vetëm nga gratë (VIDEO)”.

Brenda shkrimit është shtuar një video e një kronike të realizaur nga televizioni ATV për punën gjatë verës në një fshat në Shiqpëri.

As në titullin e videos e ATV-së, por as në përshkrim nuk është thënë se fshati gjendet në Kosovë.

Lajmi se fshati është në Kosovë është shpërndarë edhe në “Maringlen”, “Gazeta e Kosovës”, “Gazeta Dardania”, “Kosova Info”.

Raportimi më këtë titull në këto faqe ka marrë shumë reagime, komente e shpërndarje.

KALLXO.com ka gjetur se Mustafaj është fshat në rajonin e Kukësit në Shqipëri e jo në Kosovë, si është raportuar.

Burimi: Ueb-faqja e Komunës se Kuksit
Burimi: Ueb-faqja e Komunës se Kuksit

Të njëjtën të dhënë, KALLXO.com e ka konfirmuar edhe në dokumentet zyrtare të Komunës së Kukësit. Fshati Musafaj gjendet në kuadër të njësive administrative të Komunës së Kukësit.

Lajmi i publikuar se fshati gjendet në Kosovë ka marrë shumë reagime, pasi titulli i artikullit thotë se tokat punohen vetëm nga gratë.