array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e manipuluar e të ftuarve në emisionin “Debat Plus”

Deklarata

Dardan Gashi, Nol Nushi dhe Dardan Molliqaj kanë lindur në Kralevë është i pavërtetë

Media

Vlerësimi

Rrenë

Pretendimi se Dardan Gashi, Nol Nushi dhe Dardan Molliqaj kanë lindur në Kralevë është i pavërtetë. Krypometër ka verifikuar se vendëlindjet e këtyre tre personave nuk janë në Serbi dhe të njëjtit kanë lindur në qytete të ndryshme në Kosovë.

Artikulli

Më 19 shtator 2023, faqja në Facebook “Giovanni Lugano”, ka publikuar një fotografi në të cilën shihen kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD) Dardan Molliqaj, sekretari organizativ i PSD-së Nol Nushi, analisti Dardan Gashi, analisti Astrit Gashi dhe gazetari i RTV Dukagjini Dibran Istrefi.

Afër fotografisë së Dardan Molliqaj, Nol Nushi dhe Dardan Gashit është vendosur nga një flamur i Serbisë ndërsa në mbishkrim të fotografisë thuhet “Ju kisha lut te gjithve sante ndrrone programin e mos i kqyrni kta sh…të  Kraleves”.

Krypometri, ka gjetur se fotografia reale e cila është postuar nga “RTV Dukagjini”, si infografikë që tregon pjesëmarrësit në emisionin “Debat Plus” nuk ka afër flamuj të Serbisë

Për të konfirmuar nëse tre të apostrofuarit kanë vendëlindjen në Serbi, më saktësisht në zonën e Kralevës, Krypometri ka kontrolluar në të dhëna zyrtare.

Sipas regjistrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Dardan Molliqaj është kryetar i PSD-së, nga komuniteti shqiptar dhe Partia Socialdemokrate është e regjistruar në Prishtinë.

Në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës Molliqaj tregohet se ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe vendëlindja e tij është fshati Beleg i Deçanit

Fotografia pretendon se edhe sekretari organizativ PSD-së, Nol Nushi është i lindur në Kralevë.

Në kërkim në rrjetet sociale Krypometri ka konstatuar se Nushi është i lindur në qytetin e Gjakovës. 

Postimi pretendon po ashtu se Dardan Gashi është i lindur në Kralevë.  Krypometri ka verifikuar se Gashi ka lindur në Prishtinë dhe ai ka mbajtur pozitën e zëvendëskryeministrit në Qeverinë Haradinaj II.