array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografi të rrejshme gjoja se të gjithë liderët e kanë takuar Milan Radojiçiqin

Deklarata

Fotografia dhe citati: “Krimineli Radojçiq në takim me dostat”

Media

Vlerësimi

Rrenë

Seti me disa fotografi gjoja se të gjithë liderët e kanë takuar Radojiçiqin në të kaluarën është i rremë. Vetëm Ramush Haradinaj është në fotografi bashkë me Radojiçiqin. Të gjitha fotografitë e tjera e kanë një personazh tjetër në foto, Adem Hoxha. Hoxha është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Partisë së Bashkuar Gorane dhe ai nuk është pjesë e partisë së Radojiçiqit. Radojiçiq deri më tani asnjëherë nuk është shpallur fajtor për ndonjë vepër dhe adresimi i tij si kriminel është i pabazë.

Artikulli

Një set me fotografi me mbishkrimin “Krimineli Radojçiq në takim me dostat” është publikuar më 13 korrik në një faqe në “Facebook” me emrin Kosova.

Në atë fotografi janë të bashkuara disa foto të ish-kryeministrave, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Isa Mustafa si dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Fotografia është montazh, gjoja se të gjithë liderët e kanë takuar Radojiçiqin në të kaluarën. 

Por, në fakt vetëm Ramush Haradinaj është në fotografi bashkë me Radojiçiqin. Të gjitha fotografitë e tjera e kanë një personazh tjetër në foto, Adem Hoxhën. Hoxha është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Partisë së Bashkuar Gorane.

Ramush Haradinaj, më 12 korrik 2018 kur ishte kryeministër, e kishte pritur në zyrën e tij nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq. 

Në kohën kur Haradinaj e kishte pritur në takim, Radojiçiq nuk ishte në kërkim nga Policia e Kosovës e as nuk ishte pjesë e “Listës se zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurse, në fotografitë me Hashim Thaçi, Kadri Veselin dhe Isa Mustafën është deputeti i Kosovës nga grupi parlamentar i Listës Serbe, Adem Hoxha dhe jo Milan Radojiçiq.

KALLXO.com ka tentuar ta kontaktojë deputetin Adem Hoxha, por ai nuk është përgjigjur në thirrjet përmes telefonit.

Në fund të vitit 2021, Milan Radojiçiq është në mesin e serbëve nga Kosova që u vendos në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së. 

Emri i Radojiçiqit është përmendur shumë në opinion pas vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Milan Radojiçiq ishte futur në “Stop listë“ nga Prokuroria e Ferizajt, me autorizim të prokurorit Rasim Maloku, në lidhje me rastin “Brezovica”. Ai i kishte ikur Policisë në pikën kufitare, e rasti i ikjes së tij nuk ishte xhiruar nga kamerat. Tentim-arrestimi i tij i fundit nga Policia e Kosovës nuk ka të bëjë me hetimet për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Radojiqiq deri më tani asnjëherë nuk është shpallur fajtor për ndonjë vepër dhe adresimi i tij si kriminel është i pabazë.