Foto: ZKM

Haradinaj pret në zyrë ‘njeriun e fuqishëm’ të veriut të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e komunës së Mitrovicës, Goran Rakiq, dhe nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Në një komunikatë të shkurtë nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Haradinaj sot zhvilloi një “takim pune” me Rakiqin e Radojçiqin.

“Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks te veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social”, thuhet në komunikatë.

Foto: ZKM

Siç shihet në fotografitë e shpërndara nga Zyra e kryeministrit, Radoiçiq është ulur në karrigen e mjusafirit kryesor të kryeministrit sado që në subjektin politik Lista Serbe ai mban pozitë më të ulët se musafiri tjetër, Goran Rakiq.

Lajme të tjera:

 

https://kallxo.com/aksidentet-me-te-tmerrshme-ne-kosove/

 

https://kallxo.com/e-demtuara-avokati-me-tha-ti-paguaj-20-mije-euro-kryetarit-te-trupit-gjykues-e-nga-10-mije-anetareve/

 

 

https://kallxo.com/kush-eshte-milan-radojiciq-personi-qe-dyshohet-se-e-kontrollon-veriun/

Emri i Radoiçiq është përmendur shumë në opinion pas vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në janar të këtij viti.

Në një incizim të një interviste për një gazetar të BIRN-it të dhënë pak para vrasjes, Ivanoviq e pranonte se ka pasur probleme me Radoiçiqin.

Ivanoviq e Përmendi Radoiçiqin si Sundues i Errët i Veriut

Haradinaj është takuar me Radoiçiqin edhe më herët, në kohën kur kërkonte votat e deputetëve të Listës Serbe për t’u bërë kryeministër.

https://kallxo.com/mustafa-nuk-behet-qeveria-radoiciqat-e-veselinoviqat/