array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Citati i rremë që i është mveshur kryeministrit Albin Kurti

Deklarata

Të lirë jeni prej sotit

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia me përshkrimin “të lirë jeni prej sotit” është e rreme. Fotografia është e ndryshuar dhe ka përshkrim të rremë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, asnjëherë nuk ju ka thënë punëtorëve të kompanisë “Art Motion” se janë “të lirë prej sotit”.

Artikulli

Më 24 qershor 2023 faqja e Facebook-ut Power Shqip ka publikuar një fotografi në të cilën shihen disa zyrtarë duke folur në telefon dhe në pjesën e poshtme të fotos është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po ashtu është duke folur në telefon.

Në fotografinë e parë është paraqitur gjoja qendra e thirrjeve të kompanisë “Art Motion”, ndërsa në pjesën e dytë të fotografisë është kryeministri Albin Kurti që gjoja ka thënë “të lirë jeni prej sotit”.

Një ilustrim i tillë është bërë pas publikimeve rreth kompanisë “Art Motion” dhe reagimeve të gazetarëve dhe shoqërisë civile për tentim të mbylljes së një televizioni.

Por, fotografia është e ndryshuar, pasi në pjesë e parë të saj nuk është qendra e thirrjeve të “Art Motion”, pasi është një fotografi që është në shitje dhe që mund të përdoret për ilustrim.

Krypometri ka kërkuar një përgjigje nga Arlind Manxhuka, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje asnjëherë nuk ka thënë se “të lirë jeni prej sotit”, si pretendohet në këtë fotografi.