Jeta në Komunë, Viti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sokol Haliti përballë Jeta Xharrës - LIVE

I ftuari i radhës në debatin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës, është kryetari i Komunës së Vitisë nga radhët e LDK-së, Sokol Haliti.

Në debatin e sontëm Haliti do të ballafaqohet me premtimet e tij të dhëna në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2013 dhe 2017, punën e përfunduara deri më tani në këtë mandat, si dhe punët e mbetura deri në fund të mandatit 4 vjeçar.

Haliti do të sfidohet me mungesën e ujit të pijshëm, mungesën e kanalizimit, politizimin e arsimit si dhe problemet me infrastrukturën në Viti.

I pari i Vitisë do të pyetet edhe për problemet në shëndetësi.

Tek pyetjet nga ‘Zëri i Qytetarëve’, Haliti do të pyetet për mungesën e një pjese të rrugës në fshatin Dobelldeh, mungesën e ujësjellësit në Remnik si dhe problemin me objektet e vjetra të stacionit të policisë dhe zjarrfikëseve.

Në fund të emisionit, do të shfaqen dy shembuj pozitivë të Vitisë, storia për blegtorin, Feriz Januzaj, e cili ka mbi 1000 dele si dhe shembulli i zhonglerit, Agim Agushi i cili po sfidon librin në rekordin ‘Ginis’.

Përveç kryetarit Haliti, prezent në studio do të jenë edhe asamblistët: Bekim Azizi- Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Taulant Haxhiu- Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Nijazi Isaku- Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Mirlinda Tishukaj- Sadiku- Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Valbona Haziri- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Ndërsa të kyqur në Zoom do të jetë i kyçur Florim Brahimi nga organizata ‘Euloc’ në Viti.