Ilustrim - Policia në aksion

Dosja e prokurorisë – Si u dhunua seksualisht 14 vjeçarja në Mitrovicë

Një rast i dhunimit ishte raportuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme.

Prokuroria në Gjykatën në Mitrovicë dje kishte dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për këtë rast: F. Z., dhe Q. Z.

Në Gjykatën e Mitrovicës sot u mbajt seanca paraprake nga gjyqtari Ali Kutllovci, kurse gjatë ditës pritet të merret edhe vendimi i gjykatës për pretendimet e prokurorisë.

Prokuroria e Mitrovicës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për shkak të veprës penale ‘dhunim’.

Sipas prokuroisë ekziston dyshim i bazuar se të pandehurit mes datave 17 dhe 18 maj në intervalin kohor prej orës 23:00 të datës 17, e deri në orën dy të datës 18 maj, në një shtëpi të pabanuar në fshatin Mazhiq – rrugës për në fshatin Rashan në bashkëkryerje me përdorimin e forcës kanë detyruar viktimën e mitur të moshës 14 vjeçare, të kryej aktin seksual pa pëlqimin e saj.

I pandehuri F. Z., kishte qenë duke shkuar për të blerë cigare në rrugë kishte hasur viktimën e cila kishte qenë e vetmuar dhe e cila ishte lajmëruar paraprakisht në polici si person i zhdukur.

Sipas dosjes së Prokurorisë, me të parë viktimën i pandehuri e kishte ndaluar kamionetën duke hapur derën e pasagjerit dhe pyet viktimën se ku ishte duke shkuar, ndërsa ajo i është përgjigjur se po shkonte te halla.

Pas një komunikimi i pandehuri del nga kamioneta dhe i thotë viktimës “Hajde të çoj unë “, ndërsa në momentin kur viktima refuzon i pandehuri sipas prokurorisë e kap për dy krahëve duke e fut në kationet nga dera e ngasësit, ku pastaj viktima kishte kaluar në ulësen e pasagjerit duke tentuar të hap derën, ndërsa i pandehuri i kishte thënë “Rri qitu se nuk të bëjë sen“, thuhet në kërkesën e prokurorisë, raporton Kallxo.com.

Më pas ai ishte nisur për në fshatin Mazhiq ndërsa kur kishte arritur të shtëpia e tij i pandehuri kishte telefonuar të dyshuarin Q. Z., duke i thënë se i kishte humbur një lopë në mal “Hajde tek shkolla po të pres“.

Sipas Prokurorisë, pasi kishte shkuar edhe i pandehuri i dytë ata ishin dakorduar fillimisht që të shkojnë tek vendi i njohur si shtëpia e vjetër, ndërsa kur kishin arritur në afërsi të shtëpisë, kishin zbritur së bashku me viktimën duke ecur për disa metra, e me pas ishin futur në shtëpinë e cila ishte e pabanuar.

Prokuroria pretendon se të dyshuarit më pas ishin ngjitur në katin e dytë ku ndodheshin dy shtretër të cilët fillimisht të pandehurit i kanë bashkuar, pastaj e kanë detyruar viktimën që të zhvishet, duke ia zhveshur rrobat, e duke kryer të dy të pandehurit, marrëdhënie seksuale me të miturën.

Prokuroria e Mitrovicës ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj dy të dyshuarve, ndërsa sot gjatë ditës gjykata do të vendos lidhur me të, raporton Kallxo.