Dhunimi i të miturës në Mitrovicë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit

Sot Policia në Mitrovicë ka njoftuar se janë arrestuar dy persona  të dyshuar për dhunim.

Sipas njoftimit, rasti kishte ndodhur më 18 maj në Mitrovicë, ndërsa pas veprimeve hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve pranë DRP-Mitrovicë Jugu dhe të prokurorit për të mitur, dje ishte arritur që të identifikohen dhe në bazë të dyshimeve të bazuara të arrestohen dy persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale të dhunimit ndaj viktimës së gjinisë femërore të moshës së mitur.

Pas vendimit të prokurorit viktima e këtij rasti është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor ndërsa pas intervistimit të të dyshuarve, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor.

Kurse sot gjatë ditë Prokuroria ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës ndaj të dyshuarve të arrestuar një ditë më parë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi për media i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni.