Jeta në Komunë, Mitrovicë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Agim Bahtiri përballë Jeta Xharrës - LIVE

Sonte në serinë e debateve “Jeta në Komuna” me Jeta Xharrën është i ftuar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Bahtiri sonte përballë Xharrës, asamblistëve si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile flet për premtimet të cilat nuk i ka mbajtur.

Ai gjithashtu tregon pse kishte zvogëluar numrin e personave që kishte premtuar se do t’i punësonte, pse nuk është ndërtuar asnjë çerdhe gjatë mandatit të tij, pse Komuna e Mitrovicës nuk ka impiant për trajtimin e ujërave të zeza dhe shumë tema të tjera.

Po ashtu, i pari i Mitrovicës flet edhe për drejtorët me aktakuza.

Të ftuar në studio janë dy asamblistë nga opozita, një i pozitës dhe një përfaqësues i shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare.