Komuna e Prishtinës shpall konkurs për mësimdhënës

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka hapur konkurs për mësimdhënës në institucionet arsimore.

Konkursi është hapur për lëndët profesionale, shoqërore dhe natyrore, lëndët gjuhësore, motër edukatore, edukatore dhe mësimdhënës për mësim klasor.

Dokumentet që nevojiten për aplikim janë: Formulari i aplikimit që merret në Komunë, kopja e dokumentit identifikues, CV-ja, diploma dhe certifikatat e noterizuara, dokumentet që kandidatët që nuk jenë nën hetime dhe dëshmi të përvojës (nëse kanë).

Konkursi pritet të jetë i hapur deri më 28 korrik.

KËTU gjeni detajet në lidhje me konkursin.