Çmimet në Parkingun Nëntokësor te Fakulteti Filologjik në Prishtinë

Punimet në Parkingun Nëntokësor te Fakultetit Filologjik në Prishtinë pritet të përfundojnë këtë muaj.

Punimet në pjesën nëntokësore janë drejt finalizimit, derisa ka ende punë në pjesën e sipërme të parkut.

Tashmë është bërë publike çmimorja për veturat që hyjnë në këtë parking.

Sipas të dhënave, çmimet variojnë nga 15 dita në 2,500 euro abonimi vjetor.

Qëndrimi deri në 15 minuta në këtë parking është pa pagesë, një orë kushton një euro, kurse për 12 orë, çmimi është 10 euro e 40 centë. Derisa, 15 euro kushton parkimi për 24 orë.

Abonimi javor në këtë parking është 90 euro, kurse abonimi mujor 250 euro.

Për periudhën 6-mujore, pagesa shkon deri në 1, 350 euro, kurse abonimi për një  vit 2në ,500 euro.

Në rast të humbjes së biletës, pagesa do jetë 15 euro.

Brenda parkingut do ketë vende edhe për veturat elektrike, personat me nevoja të veçanta dhe motoçikletat.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ditë më parë bëri të ditur se të hyrat e parkingut ndahen mes komunës dhe kompanisë që kanë kryer ndërtimin ‘Parking Center’.

Projekti i Parkingut Nëntokësor ka dy hyrje-dalje, njëra të Fakulteti Filologjik dhe tjetra përballë Katedrales “Nënë Tereza”.

Kapaciteti i këtij parkingu shkon deri në 600 automjete, derisa nuk do të lejohen automejtet me gaz.

Projekti i Parkingut Nëntokësor është në partneritet publiko-privat në të cilin është bërë investim afër 15 milionë euro.